Ilir Meta u bë President me votat e socialistëve dhe të deputetëve të LSI-së. Të dy forcat politike e zgjodhën president në vitin 2017, por përplasja e ashpër nisi në fushatën elektorale të 25 prillit.
Që në ditën e parë që pranoi të zgjidhej në krye të Shtetit, Ilir Meta pohoi se ishte i palumtur, por askush nuk kishte imagjinuar se do të bëhej presidenti i parë në historinë e vendit që shkonte në prag të shkarkimit nga detyra. Marrëdhënia e brishtë mes tij dhe mazhorancës mori goditjen e parë kur në 8 qershor të vitit 2019, përmes një dekreti, Meta vendosi anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Pavarësisht vendimit, zgjedhjet u mbajtën, por socialistët nuk ia harruan precedentin kreut të shtetit dhe nisën përpjekjet e para për ta shkarkuar, duke votuar në Kuvend për krijimin e një Komision Hetimor të posaçëm për shkarkimin e tij, me argumentin e tejkalimit të Kushtetutës. Socialistët u detyruan të bënin një hap pas kur Komisioni i Venecias justifikoi Presidentin duke folur për tejkalim të kompetencave që nuk përbënin shkelje të rënda aq sa të justifikonin një shkarkim. Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, zbehu nga veshi i Ilir Metës këshillat e Venecias. Gjatë fushatës elektorale Presidenti i Republikës u dëgjua të bënte thirrje për mprehje sfurqesh dhe prerje duarsh. Pas zgjedhjeve, Partia Socialiste, tashmë e rikonfirmuar në pushtet ndërmori të njëjtën procedurë për shkarkimin e Presidentit Meta si në 2019-n, por këtë herë e vendosur në vullnetin politik të Edi Ramës për ta shkarkuar. Socialistëve iu mjaftuan vetëm 3 javë kohë për të hetuar kreun e shtetit, më shumë një procedurë që konfirmoi qëndrimet e shprehura më herët kundër tij. Votat pro shkarkimit të Metës shkuan në 104, ndërsa konflikti politik kaloi në derën e Gjykatës Kushtetuese, që mori muaj kohë para se të vendoste shqyrtimin e çështjes. Edi Rama u detyrua të shkojë sërish te zyra e Ilir Metës për t’u betuar si kryeministër në mandatin e tretë të fituar në zgjedhjet e 25 prillit. Muajt përvëlues të verës nuk shkrinë aspak akujt ndërmjet Ramës dhe Metës, gjë që u reflektua edhe në ceremonialin shtetëror, ku kryeministri nuk i dha dorën, ndërsa presidenti as nuk e përgëzoi publikisht, si për të dëshmuar që palët i kanë larë tashmë duart me njëri-tjetrin.
Diskutimet në Gjykatën Kushtetuese
Bledar Dervishaj: Veprimi i autorizimit nga Kryetari i Kuvendit paraqit një tjetër shqetësim për Presidentin e Republikës dhe gjykata duhet ta ketë parasysh në shqyrtimin e themelit të çështjes për fakt se kuvendi, mos gabofsha, e ka zgjedhur si ekspert të pavarur gjatë procesit të hetimit parlamentar. Kjo është një provë tjetër se sa i pavarur ka qenë kuvendi, sa politike ka qenë iniciative në këtë proces të iniciuar, të vlerësuar ligjërish nga Komisioni i Ligjeve më pas nga ajo strukturë e konsideruar hetimor. Kjo është dëshmi e radhës që i gjithë procesi hetimor ndaj presidentit, kjo i vë vulë anshmërisë shkeljes së kushtetutës, shkeljes së parimeve themelore të shtetit të së drejtës, procesit të rregullti ligjor. Pra nuk ka listë të parime që nuk është shkelur.
Klotilda Bushka: Zoti Erind Mërkuri ka qenë ekspert ligjor gjatë procesit të hetimit në Kuvendin e Shqipërisë dhe është marrë si ekspert të së drejtës konstitucionalistëve sa i përket çështjes së të drejtësisë. Nuk është shprehur mbi vendimmarrjes e Kuvendit dhe sot nën natyrën e autorizimit që ka është vetëm për të bërë komente mbi pyetjet. Ne nuk mendojmë se jemi në kushtet e anshmërisë. Nuk ka aludime për çështje pavarësie apo qëndrime të njëanshme në këtë proces.
Erind Merkuri: Thirrja e tij është e detyrueshme. Kuvendi ka detyrim të thërrasë presidentin. Por thënë kjo, Kuvendi nuk është i lidhur të presë Presidentin.
Klotilda Bushka: Është padiskutim një detyrim, njoftimi për të marrë pjesë në këtë seancë, ashtu si edhe kërkesa për procesin e një kërkesë për shkarkimin e presdentit të republikës të trajtohet me seriozitet. Detyrim është ta bëj këtë njoftim brenda objektivitet, por nga ana tjetër proces duhet të ecë. Është një kërkesë serioze dhe nuk duhet të mbarojë këtu. I janë ofruar mundësitë presidentit për të qenë në Komisionin e Ligjeve. Po ti referohemi edhe kërkesave të presidentit për të marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve.
Erindi Mërkuri: Nuk është qartë pse presidenti nuk përcaktoi një përfaqësues në këtë rast, nisur edhe nga serioziteti i çështjes. (Prania në komisionin e ligjeve) Pyetja nëntë, Janë rregullat e teknikës legjislative, si rregull shkrimi në njëjës nënkupton edhe shumësinë. Kuvendi nuk bën hetim penal. Kjo i takon prokurorisë. Është prokuroria që heton, në rastin tonë prokuroria e posaçëm. Nëse presidenti do të shpallej fajtor, atëherë hyn në lojë procedura parlamentare dhe nëse përbën krim, a është krim i rëndë apo jo? Duke qenë se në këtë rast veprimet e presidentit janë bërë publike dhe nuk kishte nevojë për një hetim të thelluar, afati 3 javor është konsideruar i mjaftueshëm. Nuk i pëlqeu vendimmarrja e gjykatës kushtetuese për ligjin e financimit të qeverisjen vendore, atëherë pse në atë shkresë e fut gjykatën në vorbullën duke thënë se legjislatura e ardhshme do ta rregullojë këtë nismë. Duke qenë se presidenti ka bërë një fushatë në favor të dikujt dhe në disfavor të dikujt ndikon në votën që do të shprehet. Në rastin e betimit, në fakt gjykata kushtetuese e Lituanisë, edhe shkelja e betimit përbën shkelje të rëndë të kushtetutës. Duke shkelur këtë detyrime, është shkelur vetë kushtetuta, ligjet e vendit, kodi zgjedhor, liritë dhe të drejtat e shtetasit nuk u lanë të formonin lirshëm opinionin e tyre dhe nuk i shërbeu popullit shqiptar. Nuk mund të quhet më unitet përderisa është pozicionuar qartësisht në këtë rast. Që të shkelet kushtetuta nuk do të thotë se substancialisht duhet të atashohet me ndonjë parti tjetër.
Klotilda Bushka: Në çdo rast, edhe në kohë krize respektohen parimet e shtetit të së drejtës. Në rregulloren e Kuvendit, si mocionet, parashikohen në rregullore dhe janë jo të vetmet mjete që janë në dispozicion të kuvendit për të trajtuar çështje të caktuara. Logjika është që të gjitha parashikimet në rregullore, në funksion të deputetëve, nuk janë dot të menjëhershme dhe lidhen me një kusht thelbësor se kush janë nismëtarët. Në rastin konkret, asnjë nga grupet, apo aq deputet sa parashikon kjo dispozitë nuk patën këtë qëllim siç mund të kenë pasur në raste të tjera. Është në vullnetin e atyre që janë deputet të zgjedhin me çfarë mjetesh të zgjidhin një situatë dhe varen nga natyra e çështjes, serioziteti dhe qëllimi i atyre që marrin nismën. Sigurisht nuk mjafton vetëm kërkesa e atyre që kanë të drejtë që të nisin një procedurë të caktuar, sepse rregullorja normon se si ushtrohet më tej kjo lloj procedure.