Mes dëborës dhe të ftohtit, shikoni si stërviten Forcat Speciale të ushtrisë shqiptare (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo stërvitje në kushte të vështira, nën emërtimin “Selita 02” kishte si synim testimin e kapaciteteve larg venddislokimit të përhershëm.

Trupat elitë sfiduan terrenin malor dhe motin ekstrem të Voskopojës dhe përveç veprimeve tashmë të zakonshme u praktikuan edhe taktikat speciale me ski.

“Forcat Speciale dhe roli i tyre sa vjen e rritet. Stërvitja për herë të parë vetëm me pajisje personale e këtij batalioni, në një terren të vështirë e temperatura ekstreme të ajrit, në Voskopojë, për të tetsuar kapacitetet tregon synimin që kjo forcë ka për të qenë e aftë të kryejë detyra speciale në një spektër të plotë luftimesh”, shkruan ministri i Mbrojtjes.

Kolonel Ajeta Jata, komandant i batalionit të Forcave Speciale shpjegon se “Forcat Speciale për herë të parë trajnohen në një terren të vështirë vetëm me pajimet e tyre personale duke iu përshtatur mjedisit. Forcat speciale dhe roli i tyre sa vjen e rritet. Këtë e shohim në të gjitha aktivitetet dhe dimensionet e Forcave Speciale dhe angazhimet që ata kanë sot në Botë. Edhe ne jemi në rrugë të mbarë, pasi dita-ditës po rrisim kapacitetet tona e synojmë që të krijojmë një Forcë Speciale që të jetë e aftë të kryejë detyra speciale me një spektër të plotë të luftimeve”.

Objektivat e stërvitjes janë zbulimi special, kalimi në prapavijat e kundërshtarit, goditje direkte, kërkim-shpëtimi, prita, kundërprita, gjurmimi e kundërgjurmimi.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV