Zgjatja e Vetingut/ Rritet presioni ndërkombëtar, PD e detyruar të japë votën 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Faktori ndërkombëtarët në Tiranë ka rritur presionin tek politikanbërësit për zgjatjen e afatit afateve të vetingut në sistemin e drejtësisë. Në një deklaratë të përbashkët, SHBA-BE, është kërkuar votimi në Parlament ditën e enjte. Në këto kushte ky presion bie mbi Partinë Demokratike e cila për të votuar këtë ndryshim kushtetues kërkoi që së bashku me të të bëhej edhe Reforma Zgjedhore dhe Teritoriale.

Pritet që Kuvendi të fusë në rendin e ditës votimin e zgjatjes së Vetingut. Dje ambasadorët e akredituar në Tiranë kanë kërkuar që të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese, e cila automatikisht kërkon edhe votën e PD-së që të arrihet. Mjaft interesante do të jetë edhe ndarja e votës nga radhët e opozitës. Mbështetësit e Bashës me apo pa dëshirë pritet që të votojnë pro zgjatjes së afateve të vetingut. Si për të treguar se votën nuk e jepnin pa një lëshim, u mjaftuan vetëm me shtyrjen e hetimeve të Komisionit Parlamentar për inceneratorët. Gjithsesi edhe këtë herë duket se nën trysninë ndërkombëtare deputetët e të gjithë kahëve do të rreshtohen për të votuar ndryshimet e kërkuara. Përfaqësia diplomatike e BE-së dhe SHBA-së në Tiranë përmes një reagimi të përbashkët i rikujtoi palëve politike se ky është një rekomandim edhe i Komisionit të Venecias. “Për t’u mundësuar institucioneve të vetingut të kryejnë misionin e tyre, është i nevojshëm ndryshimi i kushtetutës për ta zgjatur mandatin e tyre për një periudhë të kufizuar. Komisioni i Venecias konfirmoi se zgjatja e propozuar është në përputhje me standardet evropiane dhe është e nevojshme për të garantuar barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike”, thuhet në deklaratën e përbashkët të BE-SHBA.

Përfaqësuesit e Brukselit dhe Uashingtonit, theksojnë qartësisht se kjo nuk duhet trajtuar si një çështje partiake një thirrje që më shumë duket se i drejtohet veshit të opozitës. “Zgjatja e propozuar e vetingut mbështetet fuqishëm nga miqtë e Shqipërisë që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo nuk është çështje partiake. Shpresojmë që të gjithë deputetët, pavarësisht nga përkatësia partiake, ta shohin këtë si një çështje të interesit kombëtar dhe të votojnë në përputhje me të, ashtu siç kanë mbështetur gjithmonë rrugën evropiane të Shqipërisë. Vota për zgjatjen e vetingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, thekson deklarata. Më herët ishte Berilini zyrtar që përmes drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme, bëri një thirrje të ngjashme ku nënvizoi se përgjegjësia për zgjatjen e afateve të organeve të vetingut është e të dyja palëve. “Reforma në drejtësi është një element deçiziv në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të Bashkimin Europian.

Lexo edhe :  Emigranti kthehet në Itali pas qëndrimit në kampin e Gjadrit, nuk do të riatdhesohet

Vetingu për gjyqtarët dhe prokurorët është çelësi i këtij procesi dhe duhet të përmbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Është përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës që të bëjnë të mundur zgjatjen e afatit të organeve të vettingut”, deklaroi drejtorja për Ballkanin Perëndimor, Susanne Schütz. Ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut janë tashmë edhe zyrtarisht pjesë e rendit të ditës në punimet e seancës plenare të kësaj të enjteje në Parlament. Për të miratuar nismën mazhoranca ka edhe për votat e opozitës pasi ndryshimet e kushtetutës kërkojnë 94 vota. Për këtë pjesë e negociatave me demokratët janë bërë vetë ndërkombëtarët. Përveç Vettingut për politikanët dhe Reformës Territoriale, demokratët kërkojnë edhe një reformë zgjedhore. Për këtë të fundit, me 17 Shkurt, do të miratohet edhe ngritja e një komisioni të posaçëm të Kuvendit.

Afatet, Gjermania nxit palët: Përgjegjësi e qeverisë dhe opozitës të zgjasin mandatin

Ish-ambasadorja gjermanë në vendin tonë, dhe drejtuesja e zyrës për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz, tha se është përgjegjësi e të gjithë aktorëve politikë që të zgjasin afatet e organeve të vetingut. “Reforma në drejtësi është një element vendimtar për pastrimin e rrugës së Shqipërisë drejt integrimit europian. Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është kyç në këtë proces dhe duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Është përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës që të mundësojnë zgjatjen e mandatit”, tha ajo përmes një postimi në Tëitter. Të njëjtin qëndrim shfaqi edhe pasuesi i saj në ambasadën gjermanë në Shqipëri, Peter Ziengraf. Ai the se procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë, lidhur me anëtarësimin në Bashkimit Europian. “Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst. Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt”. thotë ambasadori gjerman, i cili theksoi përgjegjësinë e përbashkët të Qeverisë dhe opozitës  për të rritur sundimin e ligjit, duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytetarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Europian”, tha ambasadori.

Të fundit

Gjuhë, kulturë dhe identitet/ Hapet shkolla e parë shqipe në Firence të Italisë

Firence ka shkollën e vet shqip në këto 35 vjet, ku gjuha shqipe mësohet falas për të gjithë fëmijët...

Rama në kantierin e kampusit të ri universitar “Poli i Dijes”, inspekton punimet

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e kampusit të ri universitar “Poli i Dijes” në Korçë. Rama shprehet se ky kampus, do ta...

Përleshje në një burg italian/ Dhjetë të burgosur shqiptarë hapin me forcë portën

Një incident ka ndodhur dje në burgun Bassone në Como, ku disa të burgosur janë përfshirë në një përplasje fizike. Ngjarja ka ndodhur në...

Spanja në alarm të kuq, gjysma e vendit përfshihet nga moti i keq

Një stuhi ka goditur Spanjën, duke sjellë mot të keq në pjesën veriperëndimore të vendit. Dhjetë rajone ndodhen aktualisht në gjendje alarmi për shkak...

Demokracia në SHBA nën presion

Tre muaj kanë kaluar nga rikthimi i presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Tre muaj në të cilët SHBA jo vetëm po...

Lajme të tjera

Web TV