Tahiri në burg, dyert mbeten hapur edhe për të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me tri vite e katër muaj burgim, trazon politikën në vend për “mëkatet” e 30 viteve. Çfarë tregoi dënimi i Tahirit dhe a mund të jetë ish-zyrtari i lartë që do i hapë rrugë edhe të tjerëve? Për gazetën “Fjala” komentojnë analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Ndërsa gjyqtari mbante sytë në letrën dhe lexonte rrjedhshëm çfarë kishte shkruar bashkë me dy kolegët, Saimir Tahiri me nënqeshje instiktive pësoi tronditjen e parë kur iu komunikua se Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 3 vite e katër muaj burgim. Ai nuk doli nga salla e gjyqit i lirë, por me pranga në duar, duke vënë në pozitë jo të vogël edhe efektivët e policisë që dikur, jo shumë larg e nderonin si “eprorin e madh”. Dëshira e “fundit” e ish-ministrit më jetëgjatë që pas vitit 1991, ishin porosia për dy paketa cigaresh. Dje,Tahiri bëri udhëtimin Tiranë-Fier në një furgon të mbyllur, i shoqruar me katër motorë policie dhe një autoveturë patrullimi. Burgu i sigurisë së zakonshme në Fier është streha e re, pa e ditur se përsa kohë. Para vendimit ai parandjeu diçka, po përse? E dinte se “ishte fajtor”? E dinte se duhej dënuar si “trofe” për reformën e re të drejtësisë? Apo duhej dënuar se politikisht sulmohej nga çdo anë? Këto pyetje vështirë se do dalin të paktën të sinqerta nga Tahiri. Me dënimin e tij duke e gjykuar fare ftohtë të gjithë zyrtarë të lartë apo ish-zyrtarë nuk duhet të flenë aq qetë, gjithnjë nëse drejtësia ka vepruar në “kokën e vet”, pranë në shqyrtim të fakteve dhe provave. Nëse do futeshin në gjykim shifrat nuk janë në favor të tij, pasi thuajse çdo ditë që Saimir Tahiri qëndronte në postin e Ministrit të Brendshëm iu konvertua në ditë burgu. Ai qëndroi për 3 vite e gjashtë muaj në krye të Ministrisë së Brendshme, shtator 2013-mars 2017, por pesë vite pasi u shkarkua nga detyra, iu komunikua vendimi se do të dënohej me tri vite e katër muaj burgim për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Dënimi i Tahirit ka rritur pritshmëritë e qytetarëve të zhgënjyer që vetëm ankohen se thuajse të gjithë politikanët, pa dallim ngjyre janë abuzues me pushtetin dhe të korruptuar.  Ata shpresojnë që drejtësia të funksionojë pa hesape politike, pa duar të zgjatura ndërkombëtarësh. Kushdo qoftë arsyeja e dënimit të ish-ministrit të Brendshëm të paktën për disa kohë dissave ua ka prishur gjumin, dikur kolegë të një llogoreje të Tahirit, apo kundërshtarë të tij. Mbi dënimin e Tahirit, arsyet, ndikimet apo interpretimet ligjore dhe politike komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Lexo edhe :  Edi Rama feston sot ditëlindjen/ Ja sa vjeç mbush Kryeministri

Lorenc Vangjeli: Dënimi i Tahirit? Nga dy paketa cigare Berishës dhe Bashës

Erald Shulla: Nëse duam drejtësi, koha e padrejtësisë duhet të marrë fund

Plator Nesturi: Vendimi Tahiri tregon se “steka e gjykimeve” do të ngrihet lart

Të fundit

Pas kritikave të Ramës, ngrihet Task Forcë e Posaçme për Vlorën: Kush do ta drejtojë

Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për...

Slayer – spektakël, gjak, kaos dhe disa nga këngët më të mëdha të metalit

“Katërdhjetë vjet më parë, vëlla. Vëllaaaa…” – psherëtin Tom Araya, duke reflektuar mbi koncertin e parë të Slayer në Britaninë e Madhe, të mbushur...

Shpërthejnë protestat në Meksikë, përshkallëzohet dhuna ndaj bizneseve dhe turistëve

Një protestë kundër turizmit masiv që filloi paqësisht në Mexico City të premten u shndërrua në dhunë kur një numër i vogël njerëzish filluan...

Trazira në funeralin e Diogo Jotës, tifozët dynden për të bërë foto, ndërhyn policia

Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të futbollistit për të shpërndarë turmën...

A është korrupsionin një betejë e humbur?!

Nga Roland Lami Thomas Carothers, Steven Levitsky, Lucan Way mbrojnë tezën se regjimet hibride operojnë në një zonë të ndërmjetme midis demokracisë dhe autoritarizmit, ku...

Lajme të tjera

Web TV