test

Erald Shulla: Nëse duam drejtësi, koha e padrejtësisë duhet të marrë fund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë Gjykata e Apelit dënoi me 3 vite e katër muaj burgim ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Pas këtij vendimi ka pasur edhe aludime që u “sakrifikua” për të justifikuar reformën e re të drejtësisë, apo deri në ndërhyrje politike. Çfarë tregon dënimi i Tahirit?

Ne kemi vite që vuajmë nga padrejtësia në vendin tonë. Në këto 30 vite ne të gjithë si shoqëri e kemi pasur barrë mbi supe problemet dhe korrupsionin që ka pasur drejtësia tek ne. Themi, pohojmë, diskutojmë apo dëgjojmë që politika tek ne apo pjesa dërrmuese e politikanëve janë pasuruar duke abuzuar me pushtetin, kjo për mendimin tim ka ndodhur sepse për politikanët e korruptuar dyert e drejtësisë nuk kanë qënë për ata rruga që abuzuesit ti çojnë drejtë dyerve të burgut. Prandaj reforma në drejtësi ishte e mirëpritur por jo nga të gjithë, sepse nëse duam drejtësi koha e padrejtësisë duhet të marri fund jo vetëm për qytetarët e thjesht por edhe për politikanët të cilët deri më sot kanë qënë të pacënueshëm dhe paprekshëm nga drejtësia. Rasti i z.Tahiri shpresojmë mos të jetë i fundit apo sa për shenj, por duhet të jetë pikënisje për këdo që ka abuzuar me pushtetin. Nëse drejtësia ndryshon dhe funksionon për mirë, do japi efektet e saja dhe në funksionimin e politikës.

Pas dënimit të Tahirit, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ishte ndër të parat që reagoi duke u shprehur: “askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.’. Si mund të lexohet kjo deklaratë dhe a është drejtësia e reformuar aq e pavarur dhe e pandikueshme, qoftë edhe nga faktori ndërkombëtar?

I pritshëm reagimi i ambasadores së nderuar znj.Yuri Kim, ambasada e Amerikës, ShBA-të kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për reformën në drejtësi. Ata kanë dalë garantët për rikthimin në shina të drejtësisë shqiptare, kështu që natyrisht reagimi ishte i duhur dhe motivues, i qartë që vazhdimi do jetë i mbarë dhe në dobi të vendit. Unë jam i bindur që ambasada Amerikane do vazhdojë të ndjeki hap pas hapi reformën në drejtësi, ata presin frutet po ashtu si edhe ne të kësaj pune kaq jetike dhe të domosdoshme për vendin. Amerikanët nuk do kursehen asnjëherë për ta bërë Shqipërinë një shtet me drejtësi të vërtet si një nga pikat kryesore të funksionimit të një shteti demokratik.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit u theksua se nuk është provuar përfshirja e Tahirit në trafikun e lëndëve narkotike, por u specifikua se përgjatë ushtrimit të detyrës si ministër u kanabizua vendi dhe Tahiri u dënua për shpërdorim detyre. A është kjo një precedent në të ardhmen që zyrtarë të tjerë të lartë të dënohen për shpërdorim detyre për pasojën dhe fenomene dhe jo mbi çështje specifike me prova dhe fakte?

Lexo edhe :  Çështja nuk është çfarë do bëjë Basha apo deputetët që e ndjekin pas

Për këtë pyetje të them të drejtën do të jap një opinion të përgjithshëm, sepse e para nuk dua të gjykoj mbi vendimin e gjyqtarëve. Është vendimi i tyre që është marrë mbi bazat dhe faktet që të lejon ligji. Pse jo nga sot e në vazhdim funksionarët e lartë, ministrat, kryeministri, kryetari paralamentit, presidenti apo kushdo drejtues të jetë i kujdesshëm gjatë ushtrimit të detyrës. Shqipëria ka nevojë për hapur një kapitull të ri, jo vetëm në drejtësi por në çdo fushë. Një funksionar i lartë nuk mund të fshihet pas mungesës së fakteve, por duhet të kenë përgjegjësi edhe për detyrën. Mendimi im i përgjithshëm, që më shumë kjo pyetje është për specilistët e juridikut, ata që jane kopetent në interpretimin e ligjeve dhe hapesirave ligjore.

Një tjetër çështje me interes politik dhe publik është edhe vendimi i pritshëm i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Në Gjykimin tuaj, a rrezikon që kreu i shtetit të shkarkohet? Nëse kjo ndodh Meta bëhet më shumë faktor duke zbritur në bazë pa “kostum presidencial”, apo mund të jetë e kundërta që influenca e tij politike nëse shkarkohet mund të bjerë?

Këto dy çështje janë sa të ndryshme por edhe aq të ngjashme me njëra tjetrën. Presidenti Meta mund të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese, por edhe jo. Gjykata është tërhequr për marrjen e një vendimi, i cili nëse do rezultonte me shkarkimin e Metës nga posti i Presidentit do ishte rasti i parë që një President shkarkohet. Por ky do jetë vendimi i gjykatës dhe duhet respektuar si do që të jetë. Mendimi im për rikthimin e Ilir Metës apo Ilir Meta pa kostumin e Presidentit në politik mendojë që nuk i shërben askujt përveçse ndoshta interesave personale të tija nëse ka apo të një rrethi të ngusht që mund ta duan prapë Metën në politik. Ilir Meta në këto 30 vite ka qënë njeriu që i është dhënë mundësia të drejtojë institucionet më të rëndësishme, nuk besoj që ka çfarë ti japi më vendit. Personalisht nuk e shoh Metën në asnjë pozicion, përveçse të këtij aktualit, një pozicion i sforcuar në aleancë me Sali Berishën për mbajtur gjallë diçka në politik nga tranzicioni që duket po i vjen vet fundi. Ilir Meta duhet të tërhiqet nga politika aktive bashkë me poltikanët e tjerë që kanë 30 vite së bashku që dominojnë arenën poltike të vendit. Sidomos nëse do ketë një vendim për shkarkimin e tijë nga gjykata, nuk do ketë më asnjë arsye të vazhdojë.

 

 

 

Të fundit

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia...

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra e tij arriti me Kroacinë. “Jam...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Lajme të tjera

Web TV