Goditen dy anëtarët e “Cosa Nostra”, në pranga babë e bir. Si e kalonin lehtësisht kokainën nga Amerika Latine përmes Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet italiane arrestuan sot babe e bir që i përkisnin Cosa Nostra-s, mafies siciliane, të cilët ndër krimet e tjera planifikonin të hapnin një kanal ndërkombëtar droge me vende si Brazili dhe të tjerë në Amerikën e Jugut për të importuar kokainë.

Ata janë Giuseppe Guttadauro, i njohur si “Il dottore” (mjeku) dhe djali i tij Mario Carlo, të dy anëtarë të Cosa Nostra dhe të akuzuar për krime të ndryshme të natyrës mafioze, njoftoi në një deklaratë policia.

Ndër krimet e shumta që i atribuoheshin, babai kishte organizuar tashmë një kanal për trafik droge nga jashtë, duke përdorur një bashkëpunëtor shqiptar për hashash dhe duke krijuar një treg kokaine me Amerikën e Jugut.

Projekti i ri i trafikut

Giuseppe Guttadauro, për më tepër, do të kishte planifikuar një trafik droge me vendet e huaja, të financuar nga palermitanët. Ideja ishte komplekse dhe e artikuluar dhe përfshinte Shqipërinë, Brazilin dhe Holandën përmes kanaleve të dedikuara për kalimin e drogës dhe atë të parave të destinuara për pagesë.

 

 

Droga duhej të vinte nga kanale të ndryshme. Hashashi nga lindja, kokaina nga Amerika e Jugut. Projekti parashikonte përdorimin e një subjekti shqiptar për gjetjen e hashashit dhe në të njëjtën kohë ofrimin e një kanali për prokurimin e kokainës nga Amerika e Jugut, e cila mund të mbërrinte gjithmonë përmes Shqipërisë ose rrugëve të tjera përmes Holandës.

 

Në një komunikim të përgjuar, babë e bir flasin për një ngarkesë prej një mijë kilogramësh në muaj që duhet të mbërrijë në Roterdam, me ndihmën e personelit të doganës.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV