Rusi/ Torturuan për dy muaj dhe më pas vranë macen e vjehrrës, çifti dënohet me burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një çift nga Rusia janë dënuar me burg për keqtrajtimin  dhe vrasjen e një maceje. Për rreth dy muaj, bashkëshortët torturuan macen që i përkiste vjehrrës së tyre, duke postuar në rrjetet sociale imazhet tronditëse nga këto tortura.Gjykata e qytetit rus Severodvinsk i cili është i njohur për kantieret e rëndësishme detare të specializuara në ndërtimin e anijeve ushtarake, e ka cilësuar rastin si mizor duke ju dhënë dënimin e duhur çiftit.

Për dy muaj, nga 1 korriku 2021 deri më 31 gusht 2021, çifti postonin vazhdimisht foto apo video të mizorisë që ata ushtronin ndaj maces. Arsyeja që fshihej pas këtyre veprimeve mizore ndaj maces, kishte lindur nga armiqësia mes  gruas dhe vjehrrës së cilës i përkiste macja. Çifti vendosi t’ja vidhte macen duke me pas e torturuar dhe vrarë.

Mbrojtësit e kafshëve në Rusi zhvilluan një protestë duke dënuar aktin e tmerrshëm si dhe krijuan një peticion në internet ku mblodhën rreth 300 mijë firma  ku kërkonin dënimin e çiftit.

Të pandehurit u shpallën fajtorë në bazë të nenit 245 të Kodit Penal Rus (trajtimi mizor i një kafshe me qëllim shkaktimin e dhimbjes dhe vuajtjes së saj, me pasojë vdekjen, i kryer nga një grup njerëzish, me metoda sadiste, duke e shpërndarë publikisht në rrjetet e informacionit dhe telekomunikacionit).

Burri u dënua me 3 vjet e 6 muaj ndërsa gruaja me 3 vjet e 2 muaj. /© Babel.al.

 

Të fundit

Barcelona nxjerr në shitje për 15 mln euro “zbulimin e sezonit”

Edhe pse ka bërë disa largime këtë merkato, Barcelona sërish e ka të nevojshme për të bërë largime të...

Policia operacion kundër zjarrvënësve në vend, arrestohen 12 persona

Gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me zjarrfikëset dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, ka arrestuar dhe proceduar 12 shtetas...

Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra…

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u përfshi në një konflikt të...

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë personat që janë të detyruar...

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e...

Lajme të tjera

Web TV