Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Ilir Metën: Presidenti nuk shkarkohet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin përfundimtar lidhur me çështjen e shkarkimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar në faqen e Gjykatës Kushtetuese bëhet me dije se nga trupi gjykues ka vendosur që Presidenti Ilir Meta të mos shkarkohet.

Kujtojmë se pas nismës së ndërmarrë nga socialistët, ku pati edhe një komision hetimor, më datë 09.06.2021, Kuvendi i Shqipërisë vendosi për “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Por sipas Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta nuk ka bërë shkelje të rënda dhe për këtë arsye është vendosur shfuqizimi i vendimit të marrë nga Kuvendi.

“Gjykata Kushtetuese, pasi verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, garantimin e së drejtës së Presidentit për t`u dëgjuar dhe për t`u mbrojtur dhe duke mbajtur në konsideratë pavarësinë organizative të Kuvendit, në tërësi konstatoi se nuk ka pasur shkelje kushtetuese gjatë kësaj procedure.”- shkruhet në njoftimin zyrtar.

Njoftim i plotë: 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike të datave 01.02.2022, 03.02.2022 dhe 07.02.2022 vendimin nr. 55/2021, datë 09.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:
Ajo ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çështjeje, në përputhje me parashikimet e neneve 90 dhe 131, pika 1, shkronja “dh” të Kushtetutës dhe brenda kufijve të shqyrtimit të saj hyjnë si verifikimi i procedurave të ndjekura nga Kuvendi, ashtu edhe përcaktimi i shkeljes së rëndë, si dhe provueshmëria e fakteve përkatëse.
Kuvendi ka legjitimitet për të qenë palë në këtë proces. Legjislatura X e Kuvendit, bazuar në parimin e vazhdimësisë institucionale, ka legjitimitet për të përfaqësuar Legjislaturën IX të tij.
Po ashtu, Legjislatura IX e Kuvendit, ka pasur legjitimitet substancial, në vlerësim të momentit të konstituimit të Kuvendit, zëvendësimit të deputetëve, numrit të përgjithshëm të deputetëve, mungesës së vendimeve të organeve kompetente për të deklaruar parregullsinë apo pavlefshmërinë e zëvendësimit të mandateve dhe mundësisë së kësaj Legjislature për të arritur kuorumet e nevojshme, si dhe tërësisë së ligjeve dhe vendimeve të miratuara.
Gjykata Kushtetuese, pasi verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, garantimin e së drejtës së Presidentit për t`u dëgjuar dhe për t`u mbrojtur dhe duke mbajtur në konsideratë pavarësinë organizative të Kuvendit, në tërësi konstatoi se nuk ka pasur shkelje kushtetuese gjatë kësaj procedure.
Në lidhje me shkaqet për të cilat Kuvendi ka vendosur shkarkimin e Presidentit, Gjykata Kushtetuese, pasi përcaktoi elementet objektive të “shkeljes së rëndë të Kushtetutës” të parashikuar në nenin 90, pika 2, të Kushtetutës, si dhe vlerësoi kërkesën e nenit 90, pika 3, të Kushtetutës për të vërtetuar fajësinë e Presidentit, arriti në përfundimin se:

Lexo edhe :  "Vëllai im u përdor për të më goditur mua"/ Rama: Drejtësia doli me prova

1. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.

2. Nuk ka shkelje të rëndë të nenit 88, pika 3, të Kushtetutës, pasi:
– Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.
– Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
– Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
– Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

3. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 94 të Kushtetutës nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 90, pika 2 dhe 131, pika 1, shkronja “dh”, të Kushtetutës, si dhe nenin 63, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar,

VENDOSI:

– Shfuqizimin e vendimit nr. 55/2021, datë 09.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit

Çfarë fshihet pas divorcit mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës! Flet ‘miku’ i tyre

Më 20 qershor 2024, Ilir Meta ka njoftuar zyrtarisht divorcin nga Monika Kryemadhi, bashkëshorten e tij si dhe partneren...

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë e reja që kanë hyrë në tregun politik. Ai u shpreh se e majta...

Emigrantët mund të sjellin rotacionin”/Spahiu:Votimi nga diaspora rrezikon të manipulohet

Kreshnik Spahiu foli në një emision televiziv, lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025. Fillimisht Spahiu u ndal tek vota e diasporës dhe regjistrimi...

Shqipëria e tronditur nga krimi, Basha: Dështim i ligjit dhe rendit në vend

Kreu i Demokratike Euroatlantike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me dy atentatet e fundit që kanë tronditur vendin. Ai tha se këto ngjarje dëshmojnë...

Efekti politik i kundërsulmit total të Edi Ramës

Nga Ylli Pata Deklarata e fortë e Edi Ramës, nuk ishte gjë tjetër, veçse një kundërsulm i përmasave artilerike me municione të rënda, e me...

Lajme të tjera

Web TV