Konflikti Rusi-Ukrainë, Rama: Të pozicionuar krah SHBA, kemi qëndrimet tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët në Uashington, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Kreu i qeverisë i është përgjigjur një sërë pyetjesh, që kishin të bënin me situatën mes Rusisë dhe Bullgarisë dhe anëtarësimin në BE. Rama tha se nuk mund të qëndrojnë jashtë konfliktit, ndërsa shtoi se në Ukrainë aktualisht ndodhen disa misionarë të OSBE, që duhet të qëndrojnë ende atje.

“Nuk kemi probleme të kësaj natyre, i kemi marrë të gjitha masat. Kemi disa shqiptarë që monitorojnë OSBE dhe ata do të qëndrojnë atje. Ne jemi shumë të nderuar dhe shumë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e pozicionit të ri që kemi marrë falë pranisë tonë në Këshillin e Sigurimit. Nga ana tjetër, ne dimë shumë mirë vendin tonë, pozitën tonë, qëndrimin tonë, për të gjitha to që kemi të thënë nuk përtojmë t’i themi në kushte e diskutime të brendshme. Në qëndrimet tona publike jemi të njësuar nga SHBA në këtë proces. Është një nder i madh për ne që jemi anëtar të Këshillit të Sigurimit dhe jemi të vetëdijshëm për pozicionin”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se Shqipëria ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave në BE, ndërsa shtoi se vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut po pengon gjithçka.

“Sigurisht që ne kemi një avantazh të konsiderueshëm për të shfrytëzuar pozitën e re që na jep dueti me SHBA. Kemi dhe ne planet tona dhe do të mundohemi të jemi të vlefshëm në çështje me interes të drejtpërdrejt, që është çështja e qëndrueshmërisë së paqes në rajon. Jo se ne jemi jashtë fare çështjes së konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, por çështja jonë e drejtpërdrejt është ajo rajonale. Nuk ka lidhje me Brukselin çështja e tryezës ndërqeveritare, por me Bullgarinë. E kemi shtruar pyetjen edhe në Këshillimin Kombëtar. Ne kemi dilemën tonë për ta ndërmarrë, që është ndarja nga Maqedonia e Veriut. Është e pakuptimtë që të presim në pafundësi që Bullgaria të çlirojë ‘pengun’ e saj. Kjo është e padrejtë për Shqipërinë që i ka plotësuar prej vitesh detyrat tashmë”, u shpreh kryeministri.

Të fundit

Protestë para DASH/ Shkarkimi nga puna i 1.300 punonjësve, e pranishme edhe Yuri Kim

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte...

Fillon në Montevideo Kampionati i Parë Botëror i Futbollit

13 korrik 1930 Më 13 korrik 1930, në qytetin bregdetar të Montevideos, në Uruguai, u dha sinjali i parë për një ngjarje që do të...

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit...

Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Në momentin kur plumbi i atentatorit kaloi centimetra pranë kokës së tij, Trump ishte duke parë një grafik mbi emigracionin, i vendosur në anën...

Plani i Izraelit për Rafahun do ishte krim, por e drejta ndërkombëtare s’e mbrojti Gazën

Raja Shehadeh* Palestinezët vijojnë të mbahen pas asaj që ne e quajmë sumoud – vendosmëria për të mos u dorëzuar dhe për të mos ikur...

Lajme të tjera

Web TV