Antony Blinken: Rusia nuk po tërhiqet, sulmi ndaj Ukrainës më afër se kurrë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i është drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të folur mbi krizën në Ukrainë.

Blinken, e quajti krizën Ukrainë-Rusi një “moment rreziku”:  “Kërcënimi më i menjëhershëm për paqen dhe sigurinë është agresioni i afërt i Rusisë kundër Ukrainës. Aksionet shkojnë shumë përtej Ukrainës. Ky është një moment rreziku për jetën dhe sigurinë e miliona njerëzve. Ne duhet të adresojmë atë që Rusia po bën tani për Ukrainën.

Blinken tha se inteligjenca tregon qartë se grumbullimi i forcave ruse sinjalizon një sulm kundër Ukrainës në “ditët e ardhshme”.

“Qëllimi është që të ruajmë paqen dhe stabilitetin, Rusia po sulmon, kjo është shenja që ne kemi parë, parimet bazë që ruajnë paqen dhe stabiletetin po kërcënohen. Ky këshill është krijuar që të parandalojë konfliktet ne duhet të dimë se çfarë po bën Rusia tani. Çështja shkon përtej Ukrainës, do të preket çdo vend.

Nuk e dimë fiks se si gjërat janë në terren. Dimë që forcat ruse janë terren ato që po përgatiten për sulm dhe jo tërheqje. Mediat ruse kanë filluar të përhapin deklaratë të rreme. Ne kemi informacione që në fillim do të ketë sulme kibernetike dhe me pas një sulm të mirëfilltë. Kemi informacione se Rusia ka targetuar disa grupe të caktuar në Ukrainë për sulm. Jam këtu jo për të nisur një luftë, por për ta ndaluar atë, diplomacia rruga më e mirë”, tha Blinken. 

Të fundit

Jenishehri zbulon se si mundet Serbia/ Jam matematicien, Duka dhe Silvinjo janë xhelozë!

Ish deputeti Selami Jenishehri, ka ndërtura një skemë, se si Shqipëria mund të mposhtë ekipin serb, por thotë se...

Kush falsifikoi firmën e Biden?/ Ish-presidenti nuk i ka nënshkruar vetë disa urdhra!

Një organizatë jofitimprurëse amerikane ka ngritur dyshime se Joe Biden, nuk i ka nënshkruar vetë disa urdhra ekzekutivë e madje nuk ishte as në...

Raporti i KLSH: Shkelja e disiplinës financiare nga institucionet “kushtoi” 10 mln USD

Mënyra jo efektive e menaxhimit të të ardhurave dhe shpenzimeve nga institucionet ka mbajtur peshën kryesore të ndikimit negativ në financat e subjekteve që...

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 3 qershor 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 85.3 lekë dhe do të shitet me 86.8 lekë. Euro do të...

“Kaq budalla e dini Ramën?”/ Flamur Noka: Zgjedhjet nuk do të njihen, si në Serbi

Flamur Noka thotë se zgjedhjet në Shqipëri ishin më keq se në Serbi dhe për këtë arsye nuk do të njihen. I pyetur nga Ylli...

Lajme të tjera

Web TV