“Mbi 500 shpërthime deri tani”/ Çfarë po ndodh përgjatë vijës së frontit në Ukrainë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Yaşar Halit Çevik, shefi monitorues i misionit të posaçëm të monitorimit të OSBE-së, ka thënë se gjatë natës kanë ndodhur 500 shpërthime përgjatë vijës së frontit në Ukrainë, kryesisht në rajonin e Luhanskut, raporton The Guardian.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të çtensionohet menjëherë për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës,” tha Çevik.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë më herët se fshati Stanytsia Luhanska është granatuar dhe u bëri thirrje vendeve aleate që të reagojnë.

“Fshati ukrainas Stanytsia Luhanska u granatua me armë të rënda nga territori i pushtuar i Donbasit. Infrastruktura është dëmtuar. Ne u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve që ta dënojnë me shpejtësi këtë shkelje të rëndë të marrëveshjeve të Minskut nga Rusia në një situatë tashmë të tensionuar të sigurisë”, thotë ai.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV