Tjetër Luftë e Ftohtë?! Gjermania akuzon Rusinë dhe i bën thirrje urgjente: Merrni hapa seriozë drejt uljes së tensioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka akuzuar Rusinë për rrezikim të paqes, me diplomaci të stilit të Luftës së Ftohtë.

Ajo i ka bërë thirrje Moskës “të marrë hapa seriozë drejt uljes së tensioneve” në krizën rreth Ukrainës. Kjo deklaratë vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se Rusia mund të krijojë arsyetim për të pushtuar Ukrainën.

Biden ka thënë se veprimet ushtarake ruse mund të nisin shpejt, mirëpo ka theksuar se zgjidhja diplomatike është ende e mundshme.

Rusia ka thënë se këto pretendime “nuk kanë bazë” dhe ka akuzuar SHBA-në për nxitje të tensioneve. Moska ka thënë se është duke kryer stërvitje ushtarake dhe se disa trupa janë kthyer në bazat e tyre të përhershme në ditët e fundit.

 

 

Fuqitë e Perëndimit kanë thënë se nuk ekzistojnë të dhëna për një tërheqje të tillë.

Të premten, ministrja gjermane është bërë zyrtarja e fundit perëndimore që ka shprehur shqetësim për pozicionimin e trupave ruse dhe pajisjeve ushtarake afër kufirit me Ukrainën.

Në një deklaratë të lëshuar para Konferencës së Sigurisë që mbahet në Mynih çdo vit, ajo ka paralajmëruar se Rusia është “duke sfiduar parimet themelore të paqes evropiane” me “mbledhjen e pashembullt të trupave” dhe “kërkesave sikurse të Luftës së Ftohtë”.

Komentet e saj i referohen kërkesave që ka bërë Rusia rreth sigurisë evropiane, duke kërkuar kufizim të ushtrisë së Perëndimit në shtetet që Rusia i sheh brenda sferës së ndikimit.

Perëndimi ka thënë se Rusia nuk ka të drejtë të ndikojë në politikat e shteteve sovrane, siç ka bërë ish-Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Lufta e Ftohtë ka qenë periudhë pas luftës – në shekullin XX – kur rivaliteti mes Perëndimit dhe ish-Bashkimit Sovjetik ka çuar dy superfuqitë globale në prag të luftës bërthamore./rel

Të fundit

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Koçiu viziton fëmijët e parë të vitit 2025/ Paketa e infertilitetit do jetë falas

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu u dha mëngjesin e kësaj të mërkure bonusin dy binjakëve që bekuan të parët vitin 2025. Në spitalin mbretëresha geraldinë...

Lajme të tjera

Web TV