Inceneratorët/ Politika futet në SPAK, trysni për hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku pati një takim dje me kreun e SPAK Arben Kraja. Pas takimit Tabaku tha se nuk ka mbivendosje mes komisionit dhe SPAK, ndërsa anëtarët e komisionit e kanë dërguar në SPAK Tabakun pasi ajo ka zhvilluar takim me Krajën në kundërshtim me ligjin

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku ishte dje në një takim me kreun e SPAK Arben Krajën. Pas takimit ajo theksoi dhe njëherë mbështetjen për SPAK, duke thënë se takimi është kërkuar nga vetë ajo për të sjellë aty dokumente zyrtare, që janë pjesë e hetimit mbi aferën e inceneratorëve. “Ne do të bëjmë atë për të cilën parlamenti na ka mandatuar, për të sjellë këtu dokumentet zyrtare që janë pjesë e hetimit. Të tjera do duhet t’i luajë SPAK. Ju siguroj se deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje të punës së komisionit hetimor, nuk ka asnjë cenim të punës sonë, përkundrazi po e mbështesim SPAK, duke bërë provat transparente. E sigurova SPAK se do të vendosim në dispozicion dokumentet. Takimi u kërkua nga unë”, tha Tabaku. Por gjatë seancën në Kryesinë e Kuvendit për Inceneratorët, anëtarët e Partisë Socialiste kanë kallëzuar penalisht në SPAK kryetaren e këtij komisioni, Jorida Tabakun. Ishte deputetja socialiste, Ermonela Felaj, e cila tha në nisje të mbledhjes së Komisionit për Inceneratorët se anëtarët e PS në këtë komision kanë kallëzuar në SPAK Tabakun, pasi kjo e fundit ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja, pa u mandatuar nga komisioni përkatës. “Ju keni shkuar pranë SPAK si kryetare e këtij komisioni, pa qenë e mandatuar nga ky komision. Ndaj, veprimi juaj është në kundërshtim të hapur me ligjin, që ju detyrojnë juve të mos ndërmerrni asnjë tagër që nuk ua jep ky komision. Për këtë arsye, ne anëtarët e mazhorancës në këtë komision kemi vendosur të drejtojmë një kallëzim penal në SPAK për Jorida Tabakun, për dy vepra penale, për ushtrimin e ndikimin e paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë veprime publike, dhe shpërdorim detyre. Ky veprim është kryer me dashje dhe me qëllimin për të fituar kredo politike nga Tabaku. Sipas deklarimeve publike të së kallëzuarës, rezulton ta ketë nxitur SPAK të veprojë sipas partisë që ajo disponon”, tha Felaj gjatë seancës së djeshme në Kryesinë e Kuvendit.

 

 

Balluku: Vjedhja 430 milionë euro, si historia e 2 mijë karrigeve për 5 mijë delegatë

Debatet mes kryetares së Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, u ndezën gjatë dëshmisë së Ballukut në komision. Balluku akuzoi demokratët se abuzojnë kur thonë se dëmi ekonomik në çështjen e inceneratorëve është 430 milionë euro. “Abstragoni se ka një vjedhje 430 milionë euro, si historia e 2 mijë karrigeve për 5 mijë delegatë”, tha Balluku, duke shkaktuar reagimin e demokratëve në komision pasi iu referua akuzave për falsifikim të personave që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD më 18 dhjetor 2021. “Nuk ka problem, me këtë 7×7 bëjnë 42 shkoi njëri në burg, të shohim mos shkon edhe ndonjë tjetër”, iu përgjigj Tabaku. “430 milionëshi nuk ekziston. Vetëm nëse marrin në konsideratë çfarë do të ndodhë në 30 vitet e ardhshme, duke shtuar kamatat apo vonesat që sot as nuk ekzistojnë”, tha Balluku. Balluku, tha gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor për inceneratorët, që përfshirja e mbetjeve të Durrësit në impiantin e mbetjeve të Tiranës u bë pa amendimin e kontratës, për shkak se situata ishte emergjente. Balluku akuzoi demokratët se paragjykojnë çdo përgjigje të dëshmitarëve. “Na merrni ne në pyetje por keni kalcifikuar një ide tuajën. Dhe unë mendoj që kjo është gabim. Komisioni hetimor duhet të hetojë”, tha ajo.

Lexo edhe :  Kemi qenë “Tommy e Jerry”, Amos thyen heshtjen për divorcin e të motrës: Tronditëse...

 

 

Ish-ministri Cani: Të paguhej nga privati, të shihej efiçenca dhe më pas të jepeshin paratë nga buxheti

Ish-ministri i Financave të qeverisë Rama 1, Shkëlqim Cani, pasi sqaroi pozicionin e tij se pse ishte kundër kontratës së ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit, e mbylli dëshminë në Komisionin Hetimor me një mesazh për politikën shqiptare. Cani theksoi se dëmi i Shqipërisë vjen nga ata që nxitojnë dhe asnjëherë nuk janë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. “Mu kujtua një gjë që po e them, i mençuri edhe mund të ngutet, por nuk nxiton. Dëmi i Shqipërisë i vjen nga ata që nxitojnë dhe asnjëherë nuk janë në kohen e duhur dhe në vendin e duhur”, tha Cani. Ish-ministri i Financave, zbuloi gjithashtu gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor qëndrimin e Ministrisë së Financave në lidhje me ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve. Në fjalën e tij ish-ministri theksoi se kërkesa e institucionit që ai drejtonte ishte që inceneratorët të ndërtoheshin me paratë e privatit, të shihej efiçenca e tyre dhe më pas të bëhej pagesa nga buxheti i shtetit. “Do më falni kam pak emocion të përgjigjem për këtë, për të qenë realist. Kam emocionet e mia personale se ish-ministri i Mjedisit është i paditur i marrë nga SPAK-u. Nuk më pëlqen që një njeriu që nuk është më në fuqi, nuk është më në këmbë, nuk është ai që duhet të ishte, e kam shumë bezdi që t’i bie një njeriu që është shtrirë në tokë. Le ta kalojmë këtë, unë në fund fare jam një ish-zyrtar që duhet të përgjigjem me drejtësi se dhe u betova, kështu unë që do t’ua jap përgjigjen kështu siç është shkruar- “Po ky ishte mendimi i Ministrisë Financave që të vihej në punë inceneratori dhe të shihej efiçenca”. Madje kam thënë që organet kompetente ta vlerësojnë efiçencën. Ne ja dhamë miratimin por i thashë që pagesa e parë të kryhej pasi të vihej në punë. Pse? Sepse ishte hera e parë që po bëhej një investim. Pjesa negociuese është ajo që mund ta bëj ose mund të mos e bëj këtë se dhe atje ke një kundërpalë që thotë më parapaguaj ti dhe pastaj ta vendos në funksion, ne i themi jo ndërtoje ti vendose në funksionim të jetë dhe me efiçencë dhe pastaj do të të paguaj. Dëshira e Ministrisë së Financave ishte kjo”, tha Cani.

 

Të fundit

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Mrekullia e mjekësisë italiane/ Rindërtojnë zemrën e palestinezes 13 muajshe

Mjekësia italiane ka dëshmuar dhe një herë aftësitë mrekullibërëse të saj dhe profesionalizmin e lartë. Kësaj radhe, në spitalin Gaslini në Genova, ka rritur të...

Nga sot, opozita duhet të thotë ‘shyqyr që s’votojnë emigrantët’

Nga Ardit Rada Një lukuni fyerjesh janë lëshuar sot në drejtim të shqiptarëve qe mbushën sallën e “Christmas Theatre” në Athinë, teksa mbërrinte qeveria shqiptare....

Rama pas takimit me emigrantët/ Shfaqëm dëshirën për të hapur kapitull të ri me Greqinë

Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre atë që popujt kanë bërë për njëri tjetrin përgjatë historisë. Me këtë mesazh e mbyll...

Lajme të tjera

Web TV