“Këndvështrimi juaj, ekstravagant”, Rama i prerë: Qeveria që drejtoj ka ndjekur të gjithë rrugën që imponon ligji me inceneratorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama teksa debatonte ashpër me deputetin e PD-së, Luçiano Boçi deklaroi se qeveria që ai drejton ka ndjekur të gjithë rrugën ligjore që imponon ligji sa i takon inceneratorëve.

Ai tha se këndvështrimi i PD-së në këtë rast është ekstravagant, ndërsa ironizoi duke shtuar se kjo vjen dhe nga fakti që nuk kanë qenë në pushtet.

Boçi: Ti do me qesh në mënyrë falso? Kontrata sipas ligjit shqiptar duhet të pranonte ankimim dhe në 16 mbyllet ankmimi dhe në 17 merret financimi. Duhet të priste afatin 7 ditor të ankimimit kontrata. Mendoni se keni marrë vendim mbi një kontratë të ligjshme?

Rama: Unë mendoj se qeveria që unë drejtoj ka ndjekur të gjithë rrugën që imponon ligji dhe ka marrë vendimet e duhura sipas ligjit. Nuk di se ça ka ndodhur në datën 6 dhjetor, por cilado qoftë data, vendimet janë të konfirmuara nga një sistem i tërë. Kështu që mos harroni dhe një gjë që janë vendimet tona dhe kalojnë në për lloj-lloj sitash. Them se përsërisim të njëjtën gjë dhe s’di ta bëj më të larmishme përgjigjen. Këndvështrimi juaj i ligjeve është ekstravagant. Ngaqë s’keni qenë kurrë në qeveri, apo forca juaj është ajoi që është. Përgjigja ime është kjo!

Boçi: Shumë mirë që jepni këtë përgjigje se e pranoni vetë…

Rama: Po ça pranova ore!

Boçi: Ju thatë se zhdukët kodrën e madhe të plehrave në Elbasan. Kjo është kodra e re e plehrave në Elbasan (I tregon foto) është buzë Shkumbinit. Fushën e plehrave e keni larguar nga syte e njerzve, po ja ku jane.

Të fundit

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer ka bërë sërish thirrje për situatën në Gaza, duke thënë që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Dje ai...

Regjistrohet rrufeja 829 kilometra e gjatë

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka vendosur një rekord të ri botëror për rrufenë më të gjatë një rrufe e jashtëzakonshme prej 829 kilometrash në...

Lajme të tjera

Web TV