Ministri i Jashtëm ukrainas-OKB: Mos të përsërisim gabimet e politikanëve në prag të luftërave të tjera botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i ka bërë thirrje se duhet të veprojnë shpejtë, në mënyrë konkrete dhe të vendosur.

Ai e cilësoi këtë pikë të krizës si kritike për historinë botërore, dhe se veprimet në vijim do të përcaktojnë dekadat e ardhshme.

Kulebva tha se “të gjithë kemi lexuar për gabimet që kanë bërë politikanët në prag të luftërave të tjera botërore”, ndërsa i kërkoi vendeve të mos i përsëriten ato.

Akuza e Rusisë se Ukraina ka përshkallëzuar situatën është absurde, thotë Kuleba. “Deklaratat e Rusisë janë skandaloze dhe të tmerrshme dhe shkojnë përtej kërcënimit të Ukrainës”.

Ai tregon fjalimin e Vladimir Putin në fillim të kësaj jave, kur tha se Ukraina nuk ka të drejtë të ekzistojë.

“Kushdo që mendon se e ekzagjeroj, duhet ta shikojë këtë fjalim të tmerrshëm”, shton ai.

 

 

 

Të fundit

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik...

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të zëvendësuar ato të humbura , por...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Lajme të tjera

Web TV