Rama debat me Tabakun: Më the që dikush me thotë përgjigjet! Kryetarja e Komisionit: Ndjesë nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një koment i kryetares së Komisionit Parlamentar për Inceneratorët, Jorida Tabaku, e ka bërë Kryeministrin Rama që t’i kërkojë Tabakut ndjesën e saj ndaj tij.

Debati më poshtë:

Tabaku: 100 milionë euro të paguar deri më sot për 3 djegësit e mbetjeve, 35 mln euro në formën e transfertës së pakushtëzuar, dhe të tjerat për Elbasanin dhe Fierin.

Rama:Jam shumë i keqardhur për t’ju mos përgjigjur lutjes suaj pa zgjidhur një herë hallin tim. Ky është halli i dëshmitarit tani. Ose më respektoni si dëshmitar dhe nuk do t’i komentoni më fare atë që flas unë dhe nuk do më ndërprisni më do të rrimë këtu deri më 6 mars. Do të mbetemi pa fushatë.

Dëshmitari kërkon një ndjesë të vogël sepse i thatë që nuk po thotë mendimin e vet por po thotë çfarë i kanë thënë të tjerët. Duhet më jepni një ndjesë të vogël që të lehtësohet dëshmitari. Pastaj më thatë edhe për atë çështjen e formimit. Unë jam vetëm me bachelor.

Tabaku: Z. Dëshmitar mos na mbani peng këtë komision. Në asnjë moment nuk aludova që dikush ju thotë diçka juve.

Rama: Zonja tabaku do ju lutesha edhe një herë që si dëshmitar të garantoni dinjitetin dhe integritetin e qenies time, duhet të më kërkoni ndjesë se përgjigja ime nuk ishte e mija por ma thënë të tjetër, duhet ta bëni këtë , më kërko ndjesë.

Tabaku: Zoti dwshmitar mos mbani peng këtë komision, fokusohemi në çështjet që është ngritur ky komision. Mos na nxirrini nga objekti, Çfarë është ligji për ju?

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV