Putin nis “gjuetarët” për të vrarë Zelinskin, u jep fotot e ukrainasve që i do të vdekur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vladimir Putin ka lëshuar një skuadër vrasëse vdekjeprurëse të forcave speciale të njohur si “gjuetarët” për të vrarë presidentin ukrainas Volodomyr Zelinski dhe disa zyrtarë të tjerë ukrainas.

Ky është alarmi që ka ngritur “The Sun”,  ndërsa e cilëson këtë si një tjetër përpjekje të dëshpëruar të Putin, për të marrë kontrollin e Ukrainës.

Secilit ushtar thuhet se i janë dhënë lista dhe foto të zyrtarëve të lartë ukrainas dhe oficerëve të sigurisë, të cilët Moska i do të vdekur. Kremlini pretendon se të gjithë ata që janë në listë kanë kryer krime.

Forcat speciale çeçene u fotografuan duke u stërvitur në një pyll ukrainas teksa merrnin pjesë në ritualet e lutjes islame përpara një dislokimi të mundshëm në vijën e frontit.

Putin nis “gjuetarët” për të vrarë Zelinskin, u

Udhëheqësi i provincës separatiste ruse , Ramzan Kadyrov, 45 vjeç, një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit , vizitoi më parë forcat e tij.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha të enjten se ishte paralajmëruar se ishte “objektivi numër një” i forcave speciale ruse në Kiev, të cilët e donin të vdekur,teksa shtoi se familja e tij ishte objektivi numër 2, së bashku me zyrtarë të lartë të qeverisë ukrainase.

Skuadrës çeçene, e njohur si “gjuetarët”, thuhet se i është dhënë një “urdhër i prerë për të vrarë” nëse nuk mund të ndalojnë personat që janë në listën e tyre. Ata besohet se janë nga batalioni i jugut i Shërbimit të Gardës Federale, me bazë në Çeçeni.

Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në ditën e tretë, “The Sun” shkruan se ekziston frika se një Putin i tërbuar të mund të lëshojë një nga armët e tij më vdekjeprurëse, në përpjekje për të shkatërruar me vendosmëri Ukrainën.

Armët termobarike, të quajtura “babai i të gjitha bombave”, janë eksplozivë me fuqi të lartë, që janë ndër armët më të fuqishme të krijuara ndonjëherë, përveç armëve bërthamore. Ato u zhvilluan nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik në vitin 1960 dhe besohet se kushtojnë rreth 12 milionë paund secila.

Lexo edhe :  Berisha: Grant 30 mijë që të rinjtë të blejnë shtëpi, nuk ka të ardhme pa ta

Putin nis “gjuetarët” për të vrarë Zelinskin, u

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, një aleat i ngushtë i Putin.

https://twitter.com/i/status/1497246007180075009

Të fundit

Spiropali, mesazh të ndjerë lamtumire Papa Françeskut: E ndrittë Drita e pambarueme!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazh lamtumire për Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta...

PD paguan 6 milionë dollarë për lobim në SHBA

Partia Demokratike e Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë lobimi me vlerë 6 milionë dollarë me kompaninë amerikane Continental Strategy, e cila drejtohet nga persona...

“Një qeveri nuk mund të qëndrojë 16 vjet”, Shehi: Vota e diasporës do jetë e emancipuar

Dashamir Shehi parashikon se vendi rrezikon të kthehet si Rusia apo Azerbajxhani nëse më 11 maj i jepet një tjetër mandat kryeministrit Edi Rama. Në...

Deklarimi i pasurisë nga politikanët/ Kush u pasurua e kush jo?

Çdo vit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e Kosovës publikon pasurinë që zyrtarë shtetërorë deklarojnë se e posedojnë. Banesa, toka, vetura, para të...

Finalja e Kupës së Mbretit, publikon formacionet zyrtare të El Clasicos

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në orën 22:00. Kupa e Mbretit, njëjtë si Superkupa, do të njohë fituesin e këtij edicioni pikërisht në “El...

Lajme të tjera

Web TV