ZYRTARE/ Nuk do të luhet ndeshja kundër Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të luajë kundër përfaqësues së Rusisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Zyrtarizimi që në fakt duhej të vinte nga FSHF, ka ardhur sot nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila në një komunikim zyrtar ka bërë të ditur se Shqipëria i bashkohet masave dhe sanksioneve të vendeve të tjera anëtare të BE kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

“Po ashtu, Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës”, theksoi ndër të tjera Xhaçka në fjalimin e saj.

Kështu, Shqipëria i bashkohet vendeve si Polonia, Suedia, Republika Çeke apo Franca të cilat kanë konfirmuar zyrtarisht se nuk do të luajnë ndeshje futbolli ndaj përfaqësueses së Rusisë për sa kohë që vazhdonte pushtimi ushtarak i Ukrainës.

Shqipëria ka të planifikuar sipas kalendarit të luajë dy ndeshje të Ligës së Kombeve në muajin qershor ndaj përfaqësueses së Rusisë. E para është planifikuar më datë 2 qershor në “Air Albania”, ndërsa e dyta është planifikuar në “VTB Arena” në Moskë më 13 qershor.

Të fundit

Krijimi i Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së FA, Vengu: Hap historik

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në ceremoninë e krijimit të Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së...

“Duam kërkim urgjent!” PDL Mungojnë 130 mijë fletë votimi

Partia Demokratike ka depozituar një tjetër kërkesë të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), këtë herë me pretendimin se mungojnë 130 mijë fletë votimi të...

Mijëra familje ngelin pa energji elektrike për shkak të… gjarpërinjve!

Më shumë se 5.000 shtëpi në Karolinën e Veriut mbetën pa energji elektrike pasi një gjarpër hyri në një nënstacion elektrik në qarkun Wayne,...

“Lonely Planet”/ Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare

Bukuria natyrore e Shqipërisë do t’ju lërë pa frymë. Për shumicën e turistëve, ky vend i vogël në Ballkanin Perëndimor është një enigmë –...

Shefi i Krimeve të Shkodrës, largohet nga radhët e Policisë së Shtetit

Saimir Rrustemi, një nga efektivët më të përgatitur të Policisë së Qarkut Shkodër, është larguar nga detyra për të nisur një rrugëtim të ri....

Lajme të tjera

Web TV