Londra është një nga kryeqytetet më të vizituara nga turistët në mbarë botën. Arti, kultura dhe historia janë disa nga faktorët kryesorë të cilët përfaqësojnë kryeqytetin anglez.
Diçka e pazakontë është hasur së fundmi. Një dhelpër shihet teksa lëviz nëpër kryeqytetin e mbushur me turistë.
Pamjet tregojnë dhelprën teksa kalon rrugën. Kjo kafshë e egër është shumë e kujdesshme dhe inteligjente. Ky grabitqar pëlqen malet, shkretëtirat dhe vendet me hapësirë të madhe por mund të përshtatet kudo.