Lufta detyron ukrainasit të lënë vendin, OKB: Kriza më madhore e refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i refugjatëve ukrainas vazhdon të rritet ndjeshëm dhe më shumë se 1.5 milionë njerëz janë larguar nga vendi në vetëm 10 ditë, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR). Filippo Grandi, komisioneri i lartë i agjencisë, atë që po ndodh sot me ukrainasit e ka cilësuar krizën me rritjen më të shpejtë të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Por ku po shkojnë saktësisht këta refugjatë dhe cilat vende kanë hapur kufijtë për ukrainasit?

Ja çfarë dimë deri tani:

-Gjithsej 922,400 njerëz kanë ikur nga Ukraina në Poloni që nga 24 shkurti, sipas rojeve kufitare polake.

-Numri i ukrainasve që kanë hyrë në Moldavi ka arritur në 201,133. Vendi ka përqendrimin më të madh të refugjatëve për frymë në rajon.

-Rumania ka pritur deri tani 227,446 ukrainas. Prej tyre, 155,680 tashmë janë përzënë ose kanë ikur jashtë vendit.

-Rreth 50,000 ukrainas kanë arritur në Republikën Çeke.

-Refugjatët ukrainas janë duke shkuar gjithashtu edhe në Hungari dhe Sllovaki.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur staf në Moldavi, Poloni dhe Rumani “për të rritur kapacitetet e reagimit të zyrave të vendit të saj, duke përfshirë operacionet, angazhimin me partnerët dhe mbështetjen për qeverinë ukrainase për përgjigjen shëndetësore”.

Të fundit

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Lajme të tjera

Web TV