Balluku këshillon qytetarët: Ecni më këmbë që të kursejmë naftën, mos shkoni me makinë për të blerë bukë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha për momentin nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike. Por nëse në treg nuk do të plotësohen kërkesat për energji, do të ketë kufizim të energjisë, ndërsa shtoi se qeveria ka një plan për kursimin.

“Nuk njoftova se nuk do të ketë kufizime! Çmimi është një hall shumë i madh, po mbahet në kurriz nga qeveria shqiptare nuk po e ndjen konsumatori. Duhet të konsumojnë më pak naftë, jo të përdorim makinën për të blerë bukë. Nuk do të ketë kufizime përderisa kohë do të garantojmë energjinë. Nuk do të ketë kufizime, deri në ditët kur nuk do të plotësojmë kërkesën nga tregu.”, tha Balluku.

Ajo vuri theksin se sot nuk është një problem vetëm çmimi, por mungesa e sasisë, prandaj tha se ky plan do të nisë zbatimin në administratë dhe më pas edhe te qytetarët.

“Çmimi është një faktor që në Shqipëri, sa i përket energjisë është barrë e shtetit, por shqetësimi i neve nuk është vetëm çmimi, shqetësim është mungesa e produktit në treg, sot në energji nuk është sfidë vetëm çmimi, por po përballem me mungesën e kapaciteteve prodhuese dhe nëse hasim çdo ditë është se nuk përmbushim sasitë e kërkuara, sasitë që sot prodhohen është se nuk ka sasi në treg dhe do të sjellë kufizime dhe kjo duhet pasur e qartë, po punojmë për të optimizuar kaskadën dhe për të mos ta futur vendin në vend kufizimesh, por vendet e tjera e kanë nisur, e kanë nisur nga administrata godinat që ndriçohen nga jashtë apo brenda, nga ndërprerja e pajisjeve pas përfundimit zyrtar apo edhe masa të tjera që do i ndajmë se do ketë edhe paketë masash për kursim të qytetarëve si të përdoret kondicioneri, si të ndizen dritat një orë më vonë, se si industria nuk duhet të përdor sasitë që nuk janë të nevojshme.” u shpreh Balluku.

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV