Kryetari i komanduar i PD në Fier, Agron Kapllanaj duket se nuk do e mbajë fjalën që dha se do të jap dorëheqjen nëse Bashkinë Shkodër e fiton Berisha. Sot që tashmë kjo është fakt, i pyetur nga gazetarët Kapllanaj justifikohet me një fjalë “u nxitova”.
“Sa i takon deklaratës sime që kam thënë që jap dorëheqjen nga politika nëse Berisha fiton Shkodrën ndoshta jam nxituar”, tha ai.
Lidhur me humbjen e thellë që pësoi në bastionin historik të PD-së, Kapllanaj tha se Shkodrën nuk e humbën, por e fitoi aleanca e së keqes.