Turizmi i pastinë në Zvërnec dhe lagunën e Nartës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Besnik Velaj

Në perëndim e në veri të qytetit të Vlorës ndodhet Pylli i Sodës, me një sipërfaqe prej 600 hektar, një perlë e krijuar me aq dashuri e mundim nga dora e vlonjatit në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, pyll që ka shërbyer si laborator i gjelbër në ndihmë të njeriut dhe ne zhvillimin e turizmit. Kjo është rruga që të çon në Zvërrnec, i fshehur në pyllin e ullinjve dhe pemve frutore, ku sodit nga perëndimi dhe veriu kënetën e Nartës me një siperfaqe prej 4000 hektarësh. Brënda kënetës në perëndim, ndodhet ishulli i Zvërrnecit me një sipërfaqe 7 hektarë. Është një parajsë që e ka krijuar Zoti dhe e ka selitur dora e mënçur e njerëzve që zbatojnë ligjet. Nga kjo sipërfaqe, rreth 6.3 hektarë janë të veshura me dru pyjor, kryesisht halor, të tre llojet e selvive, që me harmonin e trupit të tyre, formojnë një piramidë me bazë pothuajse rrethore, në hyrje ndodhen 3 vidha fushorë, kurse në perëndim, buzë kënetës,ndodhen drurë të llojit hilqe në tufa, më në veri ndodhen 3 lisa të lloit rrënjë dhe dy pisha bregdetare.më në brendësi në një sipërfaqe prej 0,3 haktarë është mbuluar me dafina, dru ornamental, aromatik, por dhe përfaqësues i besimeve fetare (hyjnore) Jeta këtu është në harmoni midis njeriut, bimësisë me kate, ujrave të detit dhe të Lagunës së Nartës dhe botës së shpendëve ujor.

Nënpylli është i mbuluar me xina dhe mersine, kurse në pranverë dhe në verë, në çdo srinë të vititit, këtu gjejnë strehim shumë shpendë shtegtarë ujorë, njëkosishtë gjejnë strehim për shlodhje shpendë ujorë si karabullaku dhe çafka. Ishulli i Zvërrnecit është vendi hyjonor,ku këngët për Zotin nga objeketet fetare të Manastrirt dhe teqesë, këngët për njerëzit dhe për natyrën shkrihen në një. Në hyrje të ishullit është vendosur një monoment kulti ortodoks i shekullit të 13-14, që quhet Kisha e Shënmërisë, me gjithë 3 ndërtimet në jugë e në veri, të cilat shërbenin për strehimin e shërbyesve fetrë dhe të besimtarve,njëkosisht edhe guzhina për pregatitjen e ushqimeve. Këto ishin të rrethuara me mur guri dhe janë shpallur Monument Kulture që prej kohës kur filloi vlerësimi i objekteve me vlera kulturoro-historike(viti 1956). Fjala është se turistët, pushuesit ndjehen të afruar nga parajsa e shpresës turistike, ku do të gjejn prehjen dhe parajsën e shpirtit. Në veri shtrihet një sipërfaqe, pjesë e këtij kopmleksi, në të cilën në pjesën më të madhe ishin mbuluar me drurë frutorë si: Fiq, kumbulla, ftoj e shegë, kjo sipërfaqe me kompleksin e ndërtimeve kishte madhësinë 0,8 ha dhe komunikimi i ishullit me tokën bëhej me 2 varka të vogla prej druri. Është fjala për të ardhmen e turistve, pushuesve shqipëtar, qindra që do të punësoheshin dhe që kur nuk e kanë mundësin, ikin nga sytë- këmbët si klandestinë, kudo, veç të ikin nga vendi i tyre. Ja kjo është tragji-komedia e Zvërnecit.

Deri në vitin 1932, sipërfaqja e Zvërnecit me gjithë pjesën e vlerësuar me frutikulturë (0,7-0,8 hektarë) administrohej nga Kisha Ortodokse, njëkosishtë Manastiri dispononte jashtë këtij territoro, në tokat e fshtit Zvërnec, rreth 3 hektarë vreshta dhe një sasi prej 2-3 mijë krerë bagëti të imta. Kurse pjesa tjetër e pyllit adminstrohej nga organet pyjore,të cilat interesoheshin për trajtimin. Zvërnecioti është pasuruar duke punuar, jo duke fjetur. Por nga qeverisja e keqe atij i mungon ,infrastruktura,ligji i tokës etj. Nga viti 1932-1968, ishulli u administrua nga ish Ministria e Brëndëshme, ku ishin vendosur kundërshatarët politik të sistemit të përmbysur politik.Dhe janë bijët e bijët e ish bllokmenëve që po e trashgojnë Zvërnecin shqiptar, janë ata-këta që e kanë mënjanuar turizmin dhe që sot udhëtojn me çarter ku u do qejfi nëpër botë, atje ku çmimet janë mëtë larta, ku qejfi bëhet më mirë si në Sharm el Sheik, Turqi, Spanjë, etj. ndërsa vendin e bekuar, Zvërnecin e njerëzit e nderuar zvërneciot i braktisin dhe i lënë të varfërohen shumë…?! Në vitin 1992 ky ishull administrohej nga Shërbimi Pyjor, i cili kishte dhe puntorë që shërbenin më parë në këtë objekt kulti. Dhe sipërfaqja e ishullit prej 7 hektarë është shpallur Monment Natyre të stilit peisazhik për variacionin dhe pozicionin e tij të mbrekullushëm.

Kurse objekete e kultit të vendosura në këtë ishull janë shpallur Monoment Kulture. Të 2 këta objekete formojnë atë asambël arkitektonik dhe artificial të shkëlqyer që njërzit e shijonjn me kënaqësinë më të madhe. Në çdo stinë të vititit njeriu harron hallet,përzien mërzinë, rigjenerohet fizikisht e mendërisht. Vizitat në këto objekte bëhen të planifikuara dhe me leje nga organet pyjore,në mënyrë që të ruhej sa më mirë origjinaliteti i këtij objekti. Hyrja prezantohej me ndrëtimet e këtij kulti,kurse hyrja në sipërfaqen e pyllëzuar bëhej nga 2 rrugë këmbësore në jugë dhe në perëndim që të çonin në dy cektina: -Brenda një kohe të shkurtër kalohej në tre peisazhe të ndryshme,por tepër mahnitëse: -Tokë me blerim të përjetshëm,qiell të kaltër, ujra të kristalta të dy deteve përkarshi, Detit Jonë dhe atij Adriatik, me Sazan e Karabrunë “që janë Vatanet e mija”. Këtë peisazh e kuriozitet e shtonte më tepër një kish e shekullit të 13-14 e emërtuar Kisha e Shën Triadhës.Nga tërë ky kompleks natyror që shijohej nga 2 rrugicave natyrale ,nuk prekej e shkelej asnjë centimetër toke. Mirëmbajtja ishte shëmbëllore,kënaqësia dhe prehja që të ofronte ky asambël ishte mahnitëse. Vlora, si gjithë Shqipëria, ka shumë monumente kulture, si kisha, xhamija, ura, kala etj., etj.

Ka dhe monomente natyre si grupe drurësh të rrallë me vlera estetike, shembull qëndrese nga faktorët klimatikë,objekte studimi për përhapje dhe qendrese si dhe me vlera historike,njëkosisht të kësaj natyre ka dhe shpella e shkëmbinjë.Objekte të kësaj natyre Vlora ka mbi 70.Por mbi të gjithë ishulli i Zvërnecit akuzon ata që për vite e përjashtuan nga mbrekullit evropiane të turizmit,që e damkosën larg vlerave, por që i ulën vlerat vehtes, tregojnë vlera e qeverisjeve të tyre 30 vjeçare dhe duhen të ulën nga karrikja e rëndë si sundimtarët e kuq, blu, rozë. Si pasojë e këtij të quajturi tranzicion,që po vazhdon 30 vjetë,nga kushdo e më shumë po vuan ambienti dhe natyra,pasi tek ne komandojnë derri e dosa. “Derri e dosa” mendojnë për vehte duke përfituar në kurriz të zvërneciotëve. Objekte e kultit i mori Kisha Ortodokse nënë juridiksion bashkë me sipërfaqen pemëtore me sipërfaqe 0,7-08 hektar. Kurse pylli, Monoment Kulture, mbeti jashtë vëmëndjes së organeve administrative, Kisha Ortodokse do tani ta përvetësoj si pasuri të sajën duke e qujtur bile si tokë greke…!!!Bëri punime restaurimi në godina,ndërtoi urë komunikimi prej druri,por ajo më e keqja dhe pajustifikushmja është se prenë tërë pemët frutore dhe sipërfaqen e këthyen në fushë basketbolli dhe volejbolli,ngriti kaping për studentët që pregatit për drejtimin e fesë ortodokse!

Lexo edhe :  Një çerek milion vota që kanë futur në ankth Tiranën politike

Ç’do fe është mike dhe predikon në emër të Zotit edhe për natyrën… por dikush, si segment antishqiptar, të mos marr namtë keq në Zvërnec. Para shumë kohësh dikush të njohurit tanë nga Tirana na tha:”Nesër,vij me një grup zvicerianësh, njohës të florës dhe faunës, specialistë të ambientit: “Kam menduar” t’i çojmë në bregdetin e Zvërnecit dhe në ishullin e tij,pastaj në Llogora duke arritur në pikën që shikon malin e Çikës dhe detin Jonë, prandaj pregatituni për t’u shpjeguar çfarë kërkojnë”. Ashtu bëmë. I pritëm, u prezantuam dhe u nisëm për në destinacion. Që në fillim ndjemë vehten shumë ngushtë.Tek ish kampi i pionierve pylli i kumeve, rruga e shkatërruar, drurë të prerë,kolibe të ndërtuara si mos më keq. Duhej kondragaz për të kaluar deri tek ish kompleksi industrial Sod-PVC, kjo gjëndje është krijuar këta 30 vjet tranzicion,pasi kjo zonë ka qënë perlë e vërtet. Sa më thellë që hyjmë… aq më tepër do të presim se mos ndryshoj situata për mirë. Rrugën për në ishull e bëmë për 2 orë, mbasi qëndruam, shikuam dhe pyesnim. Fshati Zvërnec dhe ishulli të jepnin përshtypjen në sensin pozitiv, ashtu u duk në pamjen e parë, mimika e tyre tregonte çlirtësi dhe kënaqësi. Me të hipur në urë për të vajtur në Ishull, u prezantuam me një mori të rinjësh me mjekër e me veladon,teritori i ishullit ishte me çadra!! Vazhduam rrugën nëpër rrugicat, dolëm në cektisira që shikonin kënetën,kodrat që ndajnë nga deti. Në këtë peisazh shikoje tokën të bërë pluhur dhe vendin të mbuluar me plastmas dhe plot mbeturina. Pa folur morëm rrugën e këthimit. Në të dal kur muarëm rrugën e këthimit,i them mikut tim: “Pyeti se ç’pershtypje kanë”. Ata thanë: “Vendi është i bukur, por pis, me shumë plastmas. Një pikë në hyrje me pije freskuese mund të jetë…Vendi nuk duhet shkelurdhe mbi të tëra,asnjë fije bari”. Vazhduam intenerarin për në Llogora, vendi i kontrasteve. Si përfundim, me një farë dipllomacie të hollë na thanë: “Vendi është i bukur dhe me kontraste, me shumë variacione në florë dhe faunë,por do mirëmbajtur…”

Me rigorozitetin më të madh të ruajmë orgjinalitetin e tij. Pretendimet e Kishës Ortodokse se është pronë e tyre, janë absurde ashtu si dhe pretendime të tjera. Objeket e kulti kemi në shumë vende, por nuk do të thotë se ku ka të tilla territori është i saj. Në mal të Sevasterit ndodhet një e tillë. Ai respektohet nga vizitorët besimtarë, por territori është kullotë dhe ai kullotet,qoftë pronë shteërore apo private.Kisha e Marmiroit në Orikum është objekt kulti që respektohet nga vizitorët me gjëthë teritorin e rrethuar me mur guri,por në anë të saj kalon një vij uji,e cila njihet me emërin: “Vija e ujit e Marmiroit”, por kjo nuk do të thotë se është pronë e kishës…?! Monomenti i Natyrës i ishullit të Zvërnecit ia rrit vlerën këtij Manastiri ,n.q.s nuk do të ishte ky, vlera e Monomentit të Kulturës (Manastiri) do të ishte tepër i vogël dhe i papërfillshëm ,vizitat do të ishin të kufixuara në specialiat dhe besimtarë. N.q.s nuk do të ishte ky Monoment Natyre, edhe Manastiri nuk do të ishte këtu për vet kërkesat e kohës. Është fjala për shumë turistë që udhëtojnë për në Zvërnec dhe shumë zvërneciot të merren me industrin e turizmit.

Për këtë duhet që qeverisja vendore të marrë masa ligjore të tilla që”: -Zvërneci të mos jetë vend pushimi për studentët e teologjisë,por për rininë, – Të reabilitohet pjesa që ka qënë me drufrutorë, – Komunikimi me ishullin të bëhet me varka sipas një intenerari të caktuar, – Ura që ndërton kisha duke derdhur paranë lumë,çdo 5-6 vjet, të mos bëhet, pasi ajo prish orgjinalitetin e Monomentit në fjalë – Nga organet që administrojnë Monomentin e Kulturës të vendosen tabela orientuese në shtigjet e kalimit të këmbësorëve. Në të kundërtën në Zvërnec turizmi do të udhëtoj me ngadal. Zvërneci është një bukuri e “paqethur” hyjonore, është mbi krahasimet e vendeve më të bukura në Maqedoni, Bullgari, Rumani. Vendet si Zvërneci afrojnë me Evropen dhe ky është një mesazh i qartë për qeveritarët. Ka ardhur koha që raportet e qeveritarve me vendet hyjnore të turizmit elitar si Zvërneci, të ndryshojnë për mirë: Të mos jenë raporte si këto 30 vjetë, si p.sh të ish kryeministrave që nuk sollën progres dhe ishulli i Zvërnecit është lënë si në vitet 1952-1968. Pushteti lokal me investime të rris kujdesin për energjinë,në hyrje dhe dalje të ishullit të vendosen stola për vizitorët dhe kosha për mbeturina,nga specialistët të shikohet restaurimi i bërë për godinat e Monomentit te Kultit, pasi kemi parë disa devijime. Shteti nuk duhet të jetë kaq i paditur ndaj feve, por të shohë dhe realitetin shqiptar,të papërsëritshëm si Zvërneci. Duke zbatuar proçese,norma,standarte e parime të reja për një qeverisje ndryshe të industrisë së turizmit në çdo stinë në Zvërnec, të cilat ish kryeministrat i çfrytëzuan për pasurimin e vet e të kastës së tij, por jo të zvërneciotëve. Themi se ka ardhur koha të thërresim: -“Mirse vini në Zvërnec!”

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV