Kriptomonedhat si “armë teknologjike e gjeopolitike” në konfliktin Rusi-Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Adrian Civici

Kriptomonedhat po bëhen armë aktive dhe pjesë reale e e luftës në Ukrainë. Nga ana e qeverisë ukrainase ato po përdoren për të mbledhur donacione të ndryshme nga shumë vende të botës. Qeveria ukrainase ka marrë miliona euro, dollarë e paund falë këtyre monedhave virtuale.

Dhe rusët kanë filluar ta përdorin atë për të kapërcyer dhe shmangur sanksionet e rënda  kundër tyre.

Duke qenë një monedhë e decentralizuar dhe duke i shpëtuar çdo kontrolli të qeverisë apo Bankës Qëndrore, kriptomonedhat, dhe vacanërisht Bitcoin po merr trajtat e një monedhe shumë gjeopolitike. Kriptomonedhat po bëhen një armë e fuqishme dhe me rol të ndjeshëm në këto kohë krize.

Bitcoin, Ether, Cardano, Ripple, Litecoin, Dogecoin, etj., këto janë disa nga kriptomonedhat kryesore (tashmë egzistojnë mbi 20000 të tilla, me një vlerë tregu mbi 3000 miliard dollarë) që këmbehen në rrjet pa ndërmjetësinë e bankave dhe pa kontroll nga Bankat qëndrore apo Qeveri të ndryshme, të cilat i kanë krijuar mundësi Ukrainës të mbledhë disa dhjetra milionë euro donacione të ndryshme këto 2-3 javët e fundit. Kievi dhe OJQ të të ndryshme të përfshira në këtë proces, mblodhën mbi 25 milionë dollarë, kryesisht në bitcoin (42%) dhe etherum (38%), por edhe në stablecoins (17%).

Ato po bëhen një “kanal” i rëndësishëm monetar për furnizimin e Ukrainës me donacione të të gjitha llojeve, mjaft të domosdoshme në situatën shumë të vështirë që ajo ndodhet mbas agresionit ushtarak të Rusisë. Që në datën 26 shkurt, qeveria ukrainase kishte postuar në Twitter adresat e mjaft portofoleve për të garantuar transferimin e parave. Qeveria ukrainase evidentoi adresat e emailit të 3 portofoleve dixhitale të cilat lejojnë këdo që zotëron kriptomonedha dhe dëshiron, mund ti transferojë këto fonde në Ukrainë brenda pak sekondave. Tre monedha janë të disponueshme: bitcoin, ethereum dhe USDT, një kriptomonedhë e mbështetur nga dollari amerikan.

Në këto 10-12 vitet e fundit, Ukrainasit janë shquar për angazhimin dhe përfshirjen e gjërë të tyre në botën virtuale të kriptomonedhave, duke u bërë vendi katërt në botë që përdor këto monedha virtuale, mbas Vietnamit, Indisë dhe Pakistanit.

Në kushtet e vështirësive të jashtëzakonshme të funksionimit të sistemit bankar, tregjeve financiare dhe bursës, aq më tepër menjë monedhë kombëtare që po grryhet vazhdimisht nga inflacioni, kriptomonedhat po bëhen një strehë e sigurtë dhe funksionale për ukrainasit këto kohët e fundit.

Vetëm disa ditë përpara fillimit të pushtimit rus, qeveria e Ukrainës legalizoi përdorimin e kriptomnedhave me qëllim që të rregullonte platformat e tregëtimit, sidomos të disa produkteve jetike, dhe nga ana tjetër, të përgatitej për mungesën e parave cash që pritej të ndodhte në kushtet e njëagresioni ushtarak nëshkallë të gjerë.

Në kushtet ekstreme të këtij agresioni, kriptomonedhat kanë filluar të rezultojnë si një armë eficente për të përballuar shumë sfida monetare e jo vetëm nga ana e Ukrainës.

Në kërkim të stabilizimit të vështirë të monedhës së saj dhe shtimit të mundësive të kontrollit të kapitaleve, duket se në Ukrainë, vëllimet e transaksioneve nëpërmjet kriptomonedhave kanë shpërthyer”, “Duke qenë një monedhë e decentralizuar dhe duke i shpëtuar çdo kontrolli të qeverisë apo Bankës Qëndrore, kriptomonedhat, dhe vacanërisht Bitcoin po merr trajtat e një monedhe shumë gjeopolitike».

Sipas Nathalie Janson, eksperte në fushën e kriptomonedhave, “sapo ka një rrezik gjeopolitik, kërkesa për Bitcoin dhe kriptomonedha rritet. Ky shkëmbim bëhet drejtpërdrejt mes dy kompjuterëve. Ata nuk janë të ekspozuar ndaj crregullimeve të tregjeve monetare, sanksioneve dhe kufizimeve. Pra, kur shikojmë historinë e bitcoin, me të vërtetë, ai është përdorur shumë në Argjentinë, në Venezuelë. Domethënë në të gjitha vendet ku kemi kufizime dhe kontrolle kapitali. »

Por, mesa duket, edhe Rusët po bëjnë të njëjtën gjë me kriptomonedhat, duke i përdorur ato si një armë efikase kundrejt sanksioneve financiare, monetare e tregëtare të vendosura nga vendet perëndimore. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Kanadaja, etj., kanë vendosur të ndalojnë dhe përjashtojnë mbi 70% të bankave ruse nga sistemi Swift, rrjeti kryesor global i transaksioneve bankare, dhe të ngrijnë një numër të konsiderueshëm të aseteve financiare e bankare ruse.

Për të anashkaluar këto masa dhe amortizuar sa më shumë që të jetë e mundur efektet e rënda të tyre për sistemin bankar e financiar rus, rusët i kanë kthyer sytë të përdorimi i kriptomonedhave. Shumë nga oligarkët e mëdhenj rusë, zotërues të tjerë të pasurive të mëdha financiare e pasuri të patunshme, por edhe përfaqësues të qeverisë dhe bankave të mëdha ruse, kanë kërkuar që një pjesë e rëndësishme e aseteve financiare ti transferojnë me urgjencë në kriptomonedha.

“Sapo ka një rënie të monedhadhe të tjera në tregjet financiare e monetare, vihet re dhe një rënie e vlerës apo cmimit të kriptomonedhave. Kjo lidhje shkak-pasojë është vërtetuar rëndom këto vitet e fundit. Por, në kushtet e reja të provokuara nga konflikti në Ukrainë, duket se kjo rregullsi u prish. Për herë të parë, rëniet në mjaft bursa dhe situata inflacioniste e mjaft monedhave të tjera, ka shkaktuar një rrtitje të ndjeshme të vlerës së kriptomonedhave.

Ndërsa çmimi i bitcoin ra ndjeshëm në mesin e muajit shkurt 2022, në ditën e parë të ofensivës ruse në Ukrainë, tashmë është rringritur në shifrat 43-44 mijë usd/bitcoin, me një një rritje prej 13% vetëm gjatë një jave. Një prirje rritëse që ngjalli shpresat që bitcoin të shkojë përtej nivelit rekord prej 69,000 dollarësh që daton nga nëntori i vitit 2021. Për momentin, kjo profeci ende nuk është realizuar, por kriptovalutat po bëhen një armë e fuqishme dhe me rol të ndjeshëm në këto kohë krize.

Sipas Karl Toussaint du Wast, ekspert i njohur i tregjeve financiare dhe bashkëthemelues i platformës NetInvestissement, “ditët e fundit, tregu i kriptomonedhave ka qenë në lulëzim të plotë, ndërsa të gjitha bursat në botë janë në rënie”. Dhe për këtë arsye, “rusët duket se janë rrikthyer masivisht drejt këtyre monedhave dixhitale për të kompesuar rënien e rublës, sanksionet masive ekonomike dhe izolimin bankar”, pas vendimit të Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.

Lexo edhe :  Mes bekimit dhe mallkimit të injorancës së Trump

A mund të përdoret bitcoin nga Rusia dhe oligarkët për të anashkaluar sanksionet ekonomike? Jashtë kontrollit të qeverisë, kriptovalutat mund të përfaqësojnë efektivisht një mënyrë për të shmangur sanksionet, duke zëvendësuar sistemin Swift.

“Bitcoin zëvendëson, në një farë mase, sistemin Swift. Është një sistem alternativ pagese. Vetë Swift nuk lejon pagesën, por lëshon urdhër-pagesa. Pra, urdhri jepet dhe merret, nga njëra anë te tjetra. Në fakt, “bitcoin e thjeshton këtë sistem, pasi ai thjesht lejon dy personat që bëjnë një transaksion ta finalizojnë atë drejtpërdrejt mes tyre. »

Kur kryen transaksione me bitcoin, edhe nëse ato vërtet regjistrohen në ato që quhen regjistra të hapur, transaksionet kryhen midis llogarive të cilat identifikohen nga një sërë shkronjash dhe numrash. Pra, nuk dihet saktësisht se kush qëndron pas llogarive. “Është e vërtetë që në Rusi, gjithsesi, kjo po shfrytëzohet si një mënyrë për të qenë në gjendje të anashkalohen kufizimet”.

BE dhe NATO mund të kërkojnë nga platformat e shkëmbimeve të kriptomonedhave për të ndaluar transferimet në adresat ruse. Një ide kjo, e mbështetur edhe nga qeveria ukrainase, por që deri më tani nuk është pranuar nga dy nga platformat më të mëdha, nga Coinbase dhe Binance. Drejtuesit kryesorë të këtij aktiviteti të kriptomonedhave kanë vënë në pah “natyrën e tyre apolitike”, duke theksuar “se kriptomonedhat u krijuan në mënyrë që të gjithë të mund të bëheshin “bankierë me bankat e tyre individuale dhe askush të mos mund të kontrollonte asetet e kriptove që mbanin, sepse ato janë plotësisht të decentralizuara”.

Kjo është arsyeja e rezistencës momentale  të tyre, sepse pranimi i ngrirjes së aseteve të kriptove të rusëve në mënyrë të njëanshme do të shkonte kundër vetë parimit të kriptomonedhave, përkatësisht vlerave të lirisë dhe pavarësisë financiare. Megjithatë, platformat e këmbimit të kriptomonedhave, pretendojnë se do respektojnë sanksionet ndërkombëtare dhe se tashmë kanë filluar bllokimin dhe aksesin e oligarkëve rusë.

Por, Bashkimi Evropian nuk ka ndërmend t’i lërë Rusisë asnjë liri veprimi edhe në këtë drejtim. BE-ja shprehet e vendosur dhe e qartë se “sanksionet evropiane kundër Moskës së shpejti do të përfshijnë masa për kriptomonedhat … do të ndërmarrim hapa për kriptomonedhat, të cilat nuk duhet të përdoren për të anashkaluar sanksionet financiare të vendosura nga Bashkimi Europian”.

Sipas ekspertëve, kompanitë dhe bankat ruse tashmë po përdorin këto monedha virtuale për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare, gjë që ka cuar në boom të vlerës së tyre në treg, vecanërisht Bitcoin-i. Kjo praktikë rrezikon të dobësojë efektivitetin e sanksioneve evropiane dhe kërcënon të bëjë joproduktive përjashtimin e mjaft bankave ruse nga sistemi ndërbankar Swift.

Banka Qëndrore Europiane (BQE) po reagon me shpejtësi për të përshpejtuar projektin europian MiCA (Markets in crypto-assets regulation) për të rregulluar dhe institucionalizuar aq sa është e mundur tregun e kriptomonedhave, treg në të cilin investimet globale, vetëm gjatë 18 muajve të fundit janë rritur 360%.

Kuadri i propozuar do të thjeshtonte në mënyrë dramatike zgjerimin për bizneset e kriptove në të gjithë BE-në 27-vendesh. Sapo një kompani kriptomonedhash të licencohet në një shtet anëtar të BE-së, nën MiCA, ajo licencë do të bëhet “e vlefshme për të gjithë”, që do të thotë se kompania mund të ngrihet në një vend tjetër të BE-së pa pasur nevojë të marrë miratim ose licenca shtesë nga qeveria lokale.

MiCA përfshin gjerësisht kriptomonedha si bitcoin dhe etherum, së bashku me stablecoins. Por, kuadri i propozuar nuk do të zbatohet për monedhat dixhitale të emetuara nga bankat qendrore CBDC-të (Central Bank Digital Currency) dhe as aktiveve tëtjera kripto, siç janë “Security Token” që mund të kualifikohen si instrumente financiare si letrat me vlerë, depozitat, bonot e thesarit ose derivativët e ndryshëm.

Presidentja e BQE-së dëshiron të përshpejtojë projektin evropian MiCA (Market in Crypto assets regulation) për të rregulluar këto asete monetare virtuale. Sipas Christine Lagarde, “Ka gjithmonë mënyra kriminale për të anashkaluar një kufizim apo ndalim, prandaj është e një rëndësie të madhe që MiCA të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të ketë një kuadër rregullator për të kontrolluar këto flukse të reja monetare.”

Sipas Bruno Le Maire, “egziston një konsensus i gjerë midis vendeve anëtare për të thënë se ne nuk mund t’i lejonim kriptovalutat të anashkalojnë efektivitetin e sanksioneve financiare kundër Rusisë“.

G7 po ndjek të njëjtin reflektim. “Ne gjithashtu duhet të marrim hapa për të parandaluar që individët dhe institucionet e listuara për tju nënshtruar sanksioneve të kthehen drejt kriptomonedhave të parregulluara. Në këtë drejtim kemi punuar edhe në kuadrin e presidencës gjermane të G7”, deklaroi ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

SHBA-ja ka prezantuar projekt-ligje të shumta në vitet e fundit,të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në hapësirën e kriptomonedhave, nga kërkesat tatimore te ligji i letrave me vlerë, ndërkohë që shtete të ndryshme po përpiqen të kenë kërkesat e tyre rregullatore. Megjithatë, SHBA akoma nuk ka ekuivalent të ngjashëm e gjithëpërfshirës të krahasueshme me MiCA e BE-së. Ndërkohë, Kina ndaloi tregtimin dhe “minierat” e kriptomonedhave në fillim të këtij viti, ndërsa punonte për monedhën e saj dixhitale të emetuar nga qeveria.

 

 

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV