Putin flet për rritjen e çmimeve: Gjendja do të përkeqësohet, mos na fajësoni neve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke folur në televizionin shtetëror të vendit të tij, tha se çmimet do të vijojnë të rriten në të gjithë botën nëse presioni ekonomik ndaj Rusisë nuk do të ndalet, duke iu referuar sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Rusisë.

“Shumë shtete kanë ndërmarrë veprime jomiqësore ndaj nesh dhe ekonomisë sonë. Ka një rritje kërkese për artikuj të caktuar, por problemet do të zgjidhen.

Nuk ka gjë që ne nuk zgjidhim dot. Ndërkohë që shtetet perëndimore i thonë popujve të tyre që të shtrëngojnë rripin, të vishen trashë. I thonë se fajin për situatën e krijuar e kanë sanksionet. Është shumë e çuditshme”, tha Putin.

Presidenti rus shtoi se Rusia po i përmbush detyrimet e saj në furnizimin energjetik dhe nuk ka aspak faj për rritjen e çmimeve: “Çmimet po rriten sepse Perëndimi i bëri gabim llogaritë, mos na fajësoni neve”.

Të fundit

Rama publikon videon me momente nga Samiti në Tiranë: Një ditë historike në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, që u zhvillua ditën e djeshëm në...

Shqipëria vend pritës/ Liderët e BE-së hartojnë politikat e sigurisë dhe ekonomisë

Në samitin e mbajtur në Tiranë, udhëheqësit më të lartë të Europës u mblodhën për të diskutuar sfidat më të mprehta të kontinentit nga...

Horoskopi i ditës së shtunë, 17 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Fundjava juaj do të jetë energjike, do të jeni plot dëshirë për të vepruar. Në dashuri do të ketë mundësi për takime...

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur me programin e tij bërthamor,...

Lajme të tjera

Web TV