Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë në Spanjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy vëllezër, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Spanjë. Arrestimi i tyre është bërë pas finalizimit të operacionit të koduar “Valencia” nga Fast Albania në bashkëpunim me Fast Spain dhe me Interpolin.

Në kuadër të operacionit, në qytetin Valencia të Spanjës, bazuar në informacionet e dhëna nga Fast Albania, u bë e mundur kapja, nga Fast Spain, e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Enkel e Morel Kertalli.

Sipas policisë, për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Valencia”.

Operacioni u realizua nga Fast Albania në bashkëpunim të ngushtë me Fast Spain dhe me Interpolin e të dy vendeve.

Kapen dy vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania dhe FAST Spain për vendndodhjen e dy vëllezërve në kërkim, është  organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Valencia”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin Valencia të Spanjës, bazuar në informacionet e dhëna nga Fast Albania, u bë e mundur kapja, nga Fast Spain, e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. K., 37 vjeç dhe M. K., 41 vjeç, i cili përdorte një pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë së Veriut.

Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

Lexo edhe :  Banesa në Pogradec përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe vdes 52-vjeçarja

Ky operacion tregoi rëndësinë e krijimit të strukturës policore Fast Albania si dhe profesionalizmin dhe besueshmërinë e strukturave të Policisë së Shtetit për të vepruar si të barabartë me homologët.

Të fundit

Daku shkëlqen në Kupën e Rusisë, gjen rrjetën me Rubin Kazan

Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol për Rubin Kazan, në ndeshjen ndaj Orenburg, takim ky i vlefshëm...

Kurti akuzon opozitën për krizën politike në Kosovë: Po sabotojnë shtetin

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar sot ish-partitë opozitare për bojkot dhe sabotim të themelimit të institucioneve të...

Demokracia direkte në Zvicër, kur qytetari vendos vetë për rreth 30 çështje në vit

Arben Jaupaj - Asnjëherë më parë se sa sot, në historinë e shoqërisë njerëzore, ndeshim raste kur qytetarë në shumë vende të botes, kanë...

Konispoli shpallet Ansambël Historik

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Lajme të tjera

Web TV