Nga pjatalarës në shef kuzhine, kush është Indrit Çela që u rrah brutalisht në mes të rrugës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuzhinieri Indrit Çela përfundoi mbrëmjen e kaluar në spital, pasi kishte marrë dëmtime, ndërsa rrethanat se pse u sulmua ngelen ende mister. Indrit Çela njihet tashmë nga të gjithë për pjesëmarrjen në disa sfida gatimi, përmes programeve televizive. Ai e nisi me sfidën e gatimit në ‘Master Chef” ku fitoi dhe vendin e dytë. Pas kësaj sfide, ai u shfaq bashkë me një tjetër kuzhinier, Alfio Rrotani në një emision gatimi në IN TV.

Në një video që qarkullon në internet, shihet se Çela është dhunuar mbrëmë nga persona të panjohur dhe më pas është lënë në rrugë. Mësohet se ai ishte në makinën e tij tip “Smart “me targa AA 062 RL, ku dy persona e kanë nxjerrë me dhunë e kanë dhunuar dhe më pas lënë në rrugë. Ngjarja ndodhi vetëm disa orë pasi kuzhinieri kishte mbërritur në Shqipëri.

Kush është 39-vjeçari Indrit Çela?
Çela, ka treguar se përvojën e tij në kuzhinë e ka nisur si pjatalarës, ku ka rrëfyer gjithashtu se në emigrim i është dashur të sakrifikojë duke punuar deri në 18 apo 20 orë në ditë për të fituar jetesën, por edhe profesionin. Ai ka treguar se nga pjatalarës ka kaluar si ndihmës kuzhinier dhe hap pas hapi ka arritur të bëhet shef.

Çela është një ndër shefat e kuzhinës shumë i dashur për publikun shqiptar. I apasionuar pas gastronomisë ai gjithnjë mundohet të sjellë risi në kuzhinë dhe jep këshillat e duhura për të gjithë ndjekësit e tij, ku jo më kot është gjithnjë pjesë e programeve kulinare në ekran.

 

 

Emri i Alfio Rrotanit kohët e fundit gjithashtu është përfshirë në një skandal në lidhje me një tender 400 mijë dollarë të dhënë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për këtë ngjarje është nën hetim kreu i FSHZH, Dritan Agollin, i cili akuzohet se i dha 400 mijë dollarë kuzhinierit Alfio Rrotanit, që punonte me djalin e tij. Dyshohet se paratë kanë kaluar fiktivisht te Rrotani dhe pasi kompania e tij ka fituar tenderin, paratë mund të jenë paguar në formë e ryshfetit te Flladi Agolli, i biri i Dritan Agollin.

Lexo edhe :  Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, deri sa vetë 39-vjeçari të vendosë të rrëfejë të vërtetën në polici. Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV