Pas mesnate, në errësirë totale/ Balluku njofton masat: Këto janë zonat ku do ndërpritet energjia elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Belinda Balluku ka dalë një deklaratë për mediat sa i takon masave të marra për menaxhimin e situatës së krizës energjetike.

“Qeveria ka vendosur të marrë një sërë masash konsumi duke nisur nga vetë institucionet publike apo struktura të tjera publike. I kemi kërkuar ARRSH dhe OSHEE që të bëjë ndërprerje të ndricimit në akset automobilistike kombëtare: Aksi Tiranë Durrës bypassi i Durrësit, Plepa Kavajë Rrogozhinë, Qafë Kasharit Rinas, Lin Pogradec, bypassi Shkodër, Korcë Ersekë, Ura e Gajdarit Qafë gjashtë.

Ndërkohë do të ketë ndërprerje dhe në akset kombëtare të ndriçuara në degëzim sic janë: bypassi i Fierit me hyrje daljet e tij, Lezhë Shëngjin me degëzime dhe Shkodër-Hani i Hotit në degëzimet e tij. Nuk do të cënojmë rrethrrotullimet Rrogozhinë Lushnje, Shkodër Hani i Hotit, Lezhë Kakariq, degëzimi i fabrikës së cimentos. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Për më tepër, një masë që kemi marrë është kërkesa për të kufizuar energjinë për ndriçimin që nuk është e domosdoshme.

Pas orës 12 të mesnatës do i kërkohet bashkive që të fikin ndriçimet që nuk paraqesin domosdoshmëri,” tha Balluku.

Të fundit

Sonte nata e parë e “Eurovision 2025”, Shqipëria përfaqësohet nga Shkodra Elektronike

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit europian të muzikës Eurovision 2025. Vendi ynë do të...

Kruja i shkon të djathtës,PD mposht PS me rreth 200 vota,e vetmja fitore në qarkun Durrës

Partia Demokratike ka arritur një fitore të rëndësishme në bashkinë e Krujës, duke qenë e vetmja bashki në qarkun Durrës që i kalon të...

Arkivat të Vatikanit, çfarë fshihet mes dokumentash

Nga Leonard Veizi Zgjedhja e papës së ri, Leon XIV, nga Konklava, ka shtyrë disa studiues të besojnë se Arkiva e Vatikanit, - dikur e...

Përfundon procesi i numërimit në Kavajë! PD fiton me 53.75 % të votave

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kavajës, ku PD-ASHM ka dalë forcë e parë. Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore...

Greqia po lulëzon sërish. Këtë herë, a do të zgjasë?

Financat publike duken të forta dhe ndërtimet e reja sinjalizojnë rilindje – ose arrogancën që paralajmëron një tjetër kolaps Paul Taylor Vinçat më në fund po...

Lajme të tjera

Web TV