Dorëheqja e Bashës lajm dhe në mediat amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i Lulzim Bashës ditën e hënë për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së, nuk ishte vetëm lajmi kryesor në Shqipëri, por është komentuar edhe nga mediat përtej oqeanit.

‘Washington Post’ i ka kushtuar një artikull dorëheqjes së Lulzim Bashës, ku shpjegon të gjitha shkaqet që çuan deri në një vendim të tillë.

Shkrimi i plotë i ‘Washington Post’:

Lideri i partisë kryesore opozitare të Shqipërisë dha dorëheqjen të hënën nga posti pas përçarjeve të brendshme.

Lulzim Basha tha se kishte vendosur të jepte dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike “për të ndihmuar në ringjalljen dhe unitetin e demokratëve”.

Shkarkimi i ish-liderit të partisë Sali Berisha nga grupi parlamentar nga Basha në shtator shkaktoi një grindje brenda partisë mes tyre. Berisha krijoi një grup që kërkon të largojë Bashën nga posti, duke e akuzuar atë si “peng” të kryeministrit Edi Rama të Partisë Socialiste të majtë.

Në janar, mbështetësit e Partisë Demokratike të qendrës së djathtë u përleshën me njëri-tjetrin ndërsa u përpoqën të sulmonin selinë e partisë së tyre.

Basha e ndoqi Berishën në këtë post kur ky i fundit dha dorëheqjen në vitin 2013 pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Më parë këtë muaj, demokratët e ndarë humbën me shumicë dërrmuese në zgjedhjet e parakohshme në gjashtë bashki. Ishte humbja e fundit e Bashës në nëntë vitet që ai ka udhëhequr demokratët.

Lëvizja e Bashës kundër Berishës pasoi një ndërhyrje në maj të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, i cili caktoi Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë si persona non grata për “akte korruptive që minuan demokracinë në Shqipëri” gjatë mandatit të Berishës si kryeministër 2005-2013.

Lexo edhe :  Sezoni veror nis me fluks të madh në bregdet, trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë

Uashingtoni gjithashtu e ka bërë të qartë se nuk do të bashkëpunonte me Partinë Demokratike të Shqipërisë nëse ajo do të drejtohej nga Berisha.

Të fundit

Zhdukja e Jan Prengës, vijon rigjykimi në Apelin e GJKKO për kopshtarin e resortit

Po vijon në Gjykatën e Posaçme të Apelit rigjykimi për kopshtarin e kompleksit ‘Golden’ në Shijak, festim Bexhdili, i...

Shpat Kasapi reagon pas largimit të Selvijes nga Tirana: Gruaja s’ta fal

Martesa mes këngëtarit të njohur Shpat Kasapi dhe Selvije Jaos ka përfunduar, dhe duket se ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë për...

E rëndë në Qerret/ Futet të lahet në det, pëson arrest kardiak dhe humb jetën

Një ngjarej e rëndë ka ndodhur në Qerret të Kavajës nga ku mësohet se rreth orës 10:00, një pushues dyshohet se ka pësuar arrest...

Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale. “Gëzuar Ditën e...

“Marie-Oktobre”, kur e shkuara gjykon të tashmen

Nga Leonard Veizi Në Shqipëri, krimet e së shkuarës kanë mbetur shpesh pa emër dhe pa dënim. Në Francë, ndëshkimi i bashkëpunëtorëve të nazizmit ka...

Lajme të tjera

Web TV