Rusia nis sulmet e para në Odesa, reagon deputeti ukrainas: Po godasin zonat e banuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet në qytetin port të Detit të Zi të Ukrainës, Odesa, kanë thënë se zonat e banuara janë goditur të hënën për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Deputeti, Oleksiy Honcharenko, ka theksuar se Rusia po përdor bombardime ajrore në ato zona ku forcat tokësore nuk janë në gjendje të mësyjnë.

“Ne e kuptojmë qartë se Odesa është një qëllim strategjik i kësaj lufte, por ushtria ruse nuk mund të shkojë nëpërmjet territorit tokësor atje, ushtria jonë po mban terren, kështu që [Putini] filloi – kudo në Ukrainë – bombardimet, ai thjesht po godet zonat e banuara. ” tha deputeti.

Më tej ai shtoi:

 

“Ka qindra gazetarë ndërkombëtarë në Kiev dhe disa në Odesa, të cilët panë se këto sulme janë në zona të banuara pa objektiva ushtarake.”Honcharenko thotë se Odesa u bombardua nga deti nga marina ruse.

 

“Ata po planifikojnë një operacion tokësor kundër Odesës, ne i shohim anijet e tyre plot me marinsa. Mendoj se ideja është të sulmojnë Odesën nga disa drejtime.”

Ai thotë, megjithatë, se forcat ruse do të pësojnë “humbje të rënda” nëse tentojnë një pushtim tokësor atje.

“Unë mendoj se do të jetë vetëvrasje për ta, ata nuk do të kenë sukses.”

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV