Lind në Shqipëri fëmija i parë i një ukrainaseje që i shpëtoi luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri mësohet se kanë mbërritur më shumë se 300 ukrainas të cilët kanë filluar të përshtaten me jetesën këtu.

Bledi Bajraktari- Konsulli i Nderit të Ukrainës, gjatë një emisioni televiziv tha se në Shqipëri ka lindur fëmija i parë i një gruaje ukrainase e cila i shpëtoi luftës në Ukrainë.

“Kushdo që ka ardhur në mënyrë individuale dhe ne nuk e dimë do u thoja të lënë kontaktet në ambasadën e Ukrainës dhe tu vijmë në ndihmë. Një pjesë e kanë përdorur mbërritjen për të ikur në Shqipëri. Është rritur numri me dhjetëra. Kemi dhe të lindurin e parë. Një vajzë refugjate para dy ditësh solli në jetë djalin e saj,” u shpreh Bajraktari.

Më tej Konsulli tregoi se ukrainasit kanë filluar edhe kërkesat e para për të marrë statusin e azilantit në vendin tonë.

“Kemi edhe kërkesa për azil në vendin tonë. Janë disa procedura ligjore që do ndiqen dhe janë procedura burokratike dhe nuk kemi hasur probleme. Disa janë përshpejtuar,” tregoi Konsulli.

Të fundit

Norvegji/ U goditën nga orteku, një i vdekur dhe një i plagosur

Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. Ngjarja ka...

Rritet numri i rasteve me fruth në SHBA! Autoritetet konfirmojnë dy viktima

Numri i viktimave nga epidemia e fruthit në Teksas dhe Nju Meksiko të SHBA-ve ka shkuar në dy, konfirmoi sot sekretari amerikan i shëndetësisë...

Pakënaqësia në punë, faktorët nxitës

Fatkeqësisht, kushtet që nxisin pakënaqësi në punë janë konkrete, ato janë aty dhe jo gjithmonë dimë si të reagojmë në kohë. Nga ana tjetër,...

Marsi dikur kishte oqeane, plazhe ‘të stilit të pushimeve’

Të dhënat nëntokësore nga Marsi sugjerojnë se planeti mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe të ngjashme me ato të Tokës, sipas një...

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të...

Lajme të tjera

Web TV