Bëri shaka, Basha nuk ka dhënë dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

Priti gjatë, më gjatë nga çfarë duhej dhe në fund kur pa se përfundoi me një grusht mbështetësish, vendosi të tërhiqej. Publikisht Lulzim Basha u shpreh më 21 mars 2022 për dorëheqjen e tij si kryetar. Mjaftoi kaq për të nisur një gjurulldi e freskët, nga ambasadorët “fuqiplotë” këtu në vendin tonë, institucione ndërkombëtare dhe deri tek politikanë të djathtë e të mëngjër, që aty këtu nëpër rreshta “përshëndesnin lidershipin” e Bashës për tu tërhequr. Në fakt është një lojë, më e madhe se vetë ne të vegjlit që mundohemi t’i japim kuptim gjithçkaje, edhe kur nuk kemi dijeni për asgjë.  Basha tha se po bënte një hap pas për t’i hapur rrugë bashkimit të PD-së dhe forcimit të kësaj force politike që lindi si shpresë që përmbysi sistemin komunist, por u rrit po nën hijen e komunizmit, me liderë autoritarë dhe tërësisht jashtë frymës demokraci. Ai vërtetë ka bërë një hap pas, duke i ngjarë atyre sportistëve të trehapëshit që kur të bëjnë kërcimin të shkojnë sa më larg… Largësia për Bashën mbetet që të jetë sërish faktor, e pse jo të bëhet edhe një herë “nuse” (sërish kryetar), “sepse e di ai si të nusërojë”. Dorëheqja është institucion i çdo vendi demokratik dhe jo vetëm në politikë, por në çdo fushë kur pasi ke marrë një drejtim nuk ke mundur të shkosh aty ku duhet e vetmja rrugë nga do kalohet është largimi. Të ikësh nga karrigia dhe pushteti që të jep edhe të qenit në opozitë, qenka kaq e vështirë në vendin tonë. Për më shumë edhe nga politikani që u shkollua jashtë vendit duke marrë prej andej vetëm aromën e tulipanëve dhe jo mendësinë që i ishte rrënjosur thellë në Shqipëri, pa iu ndarë edhe ditës kur me “pantallona në shkurtra”, në mes të acarit “mori pjesë në shembjen e monumentit të diktatorit Enver Hoxha”. Basha nuk ka ikur, ai u largua me idenë për tu rikthyer. Po si mund të rikthehet pasi ndenji 9 vite në krye të partisë dhe shënoi vetëm humbje, pa asnjë fitore? Ka ndodhur, ndodh dhe do të ndodhë.

 

“Berisha osht Nona”

Për të kuptuar elitën politike në vendin tonë nuk duhet “mendje akademiku”. Mjafton të dëgjosh një adoleshent, ose të rritur që do plaket në të menduar si adoleshentë. “Berisha osht nona”-thonin demokratët, kur ai dha dorëheqjen “gjoja përfundimtare”, më 26 qershor 2013. Qanë shumë militantë, gati sa nuk shkulnin flokët edhe punonjësit e administratës që karrierën e tyre e nisën me Berishën dhe donin ta përfundonin po me të. “Kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia, në forumet e PD, të jem njeri i thjeshtë, njeri prej jush, anëtarë i PD dhe deputet i saj”. Kështu shprehej Berisha teksa lexonte deklaratën e dorëheqjes, ndonëse nga salla me lot në sy bërtisnin: “Jo doktor, jo”… Do hapej garë gjoja në PD. Këtë i pari e besoi i ndjeri Sokol Olldashi që vendosi të rivalizojë “yllin në ngjitje Lulzim Basha” (fjalët e ambasadorit amerikan të kohës Aleksandër Arvizu), ec e mos e beso, e ka thënë Amerika… Lulzim Basha u zgjodh kryetar me mbështetje të fortë të Sali Berishës dhe humbësi Olldashi e kuptoi qartë se në PD nuk kishte rëndësi se sa kontribut ke dhënë, por kush e ka mirë me liderin suprem Berisha. Vjen një ditë që Basha nuk mund ta kishte mirë me Berishën, sepse “ylli në ngjitje”, që nuk kaloi asnjëherë lartësinë e fizikut të tij, u shtrëngua të përjashtonte Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së. Dhe kë? Pikërisht këtë (burrë shteti, sikurse e quajti më 23 janar 2011, ambasadori amerikan Arvizu,  vetëm dy ditë pasi ishin vrarë katër protestues paqësorë në buleverd). Berisha u shpall “non grata” nga SHBA në maj të vitit të kaluar, tetë vite pasi nuk kishte pushtet. Ose me Amerikën, ose më Berishën. Këto ishin të rrugët e vetme të Bashës dhe ai zgjodhi Amerikën, me shpresën se Berisha do e mirëkuptonte. Këtu nisi rënia e yllit në ngjitje… Basha nuk e kuptoi kurrë se në fakt ai nuk kishte qenë ndonjëherë kryetar i vërtetë. Kur Berisha megjasme dha dorëheqjen në vitin 2013, mbeti po aty, pa vulë e firmë, por me ndikimin absolut ku ai hartonte dokumentat e rëndësishme, ndërsa Basha vendoste vulën, si një “punonjës protokolli”. Sot Berisha është rikthyer, për të marrë sërish PD-në duke mos lënë më “të besuarit e tij” në drejtimin e partisë, pasi e pësoi nga i superbesuari. Koha është kthyer pas në PD, pa dalë asnjë ditë nga hija e rëndë e Berishës, i cili tashmë po luan me kartën e bashkimit. A thua se rreziku mund t’i vijë sërish Berishës nga “ish-shefi i protokollit” Basha?

Lexo edhe :  Dora e munguar e “këshilltarit mizerabël” në fushatën e Berishës

 

“Bëmë baba të të ngjaj”…

Kartën e moralit asnjënjëri prej tyre nuk mund ta tundë. Berisha kthehet pas një dekade tërheqjeje zyrtare, ndërsa Basha mund të rikthehet pas një viti pushimesh. Loja sapo ka nisur para syve të demokratëve të thjesht që nuk dinë se ku janë, duke rrejtur veten se partia si fillim do të bashkohet, më pas do të hapet, e pasi të shkartisen të dyja bashkë do të marrin pushtetin. Kjo ëndërr e bukur në kohë të vështira me gjasë nuk do u bëhet e vërtetë për aq kohë sa ende kërkojnë një idhull në drejtim. Berisha është i fortë për të tërhequr pas anëtarësinë, por edhe Basha nuk mund të jetë i dobët. Të dy kanë marrë nga njëri-tjetri dhe e dinë mirë se njëri prej tyre do fitojë betejën në PD, por ngjan fort e largët dita që do të festojnë fitoren ndaj kundërshtarit klasik politik PS-së dhe Edi Ramës. Jemi në absurd. Është fakt se kushdo që ka mëtuar të rrëmbejë një post kryetari (në të djathtë e të majtë), mezi kanë pritur që ajo forcë politike ku militojnë të humbasë. Kjo mund t’i ndodhë edhe Berishës që pasi të marrë partinë do përballet shpejt me zgjedhjet lokale. Para një pushteti që s’ka frena fare, PD mund të shënojë humbjen e radhës. Kjo do jetë dita e Bashës, duke qëndruar ca kohë në “ekzil” do tentojë të rivijë si shpëtimtar dhe kësaj radhe do e ketë më të lehtë. Së pari Berisha do jetë një vit më i plakur nga mosha, e mbi të gjitha nga trysnia SHBA që si ndahet kudo të shkelë. Nga ana tjetër, Basha do jetë pjekur një vit më shumë, duke rifituar disa instikte kulisash që nuk i perfeksionoi kur zyrtarisht për afër nëntë vite mbajti PD-në. Po atëherë çfarë do thotë anëtarësia? Ik Lul eja Sali, ik Sali eja Lul.

 

Të fundit

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë

Dhimbja e stomakut mund të shfaqet për disa arsye siç janë problemet me tretjen, fryrjet, ulçera e të tjerë. Ka...

Çfarë ndodhi? Radhë automjetesh, bllokohet aksi Strugë-Qafthanë

Teksa reshjet e dëborës intensifikohen, aksi rrugor Strugë-Qafthanë është bllokuar. Mësohet se radha e mjeteve të bllokuara është rreth 1 km e gjatë./    S.M

“Po më mbarohet kulaçi”, çfarë po paralajmëron Gjesti

Rozana Radi në spektaklin e së shtunës u shpall finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother. E më pas asaj iu dha...

Moti i keq në vend/Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë zonat më problematike nga reshjet

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë të gjithë vendin këtë të diel. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se aktialisht po punohet qnë...

Burrat shpesh kryejnë krime ndaj grave që duan të divorcohen, nuk pajtohet me ndarjen

Përmes një interviste, sociologia Entela Binjaku tha se në shumë raste kemi krime ndaj grave që kane shkuar drejt gjykatës për zgjidhje martese, dhe...

Lajme të tjera

Web TV