Në një tjetër vepër të njerëzve të zakonshëm që ngrihen kundër Rusisë, ka marrë pjesë një ‘gjysh’ ukrainas, i cili vodhi një nga kamionët me municione të ushtrisë së Putinit dhe ia dorëzoi ushtrisë ukrainase.
Në një videoklip që qarkullon në disa platforma të mediave sociale, trupat ukrainase qeshin dhe bëjnë shaka me zotërinë e moshuar, duke e përgëzuar për veprimin e tij.
Armët ruse janë të dukshme brenda kamionit, si dhe thasët e ushtarëve dhe shumë municione.
“Një arkë me municione trofe, djema, bravo! Punë e shkëlqyer!” thotë një ushtar ukrainas i emocionuar teksa inspekton kamionin.