Blinken: SHBA-të mbrojtën shqiptarët etnikë ndaj agresionit serb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka folur për arritjet jetësore të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq ditë më parë, duke e falënderuar atë për kontributin, dhe duke përmendur meritat e saj për zgjerimin e NATO-s.

“Pasi e pa luftën nga afër, duke u larguar nga Çeko-Sllovakia, pasi Gjermania e pushtoi atë, pastaj duke u fshehur në streha nga bombat gjermane në Angli, Albright besonte se SHBA-ja duhet t’u përgjigjej me forcë diktatorëve dhe tiranëve. Ajo krijoi komunitetin e demokracive, një koalicion i shteteve që mbron vlerat në botë, dhe falë përpjekjeve të saj, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke u anëtarësuan në NATO, dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës mbrojtën shqiptarët etnikë ndaj agresionit serb”, tha Blinken.

“Sot, është një shesh dhe një rrugë që ka emrin e Madeliene Albright në Kosovë, dhe statuja e saj qëndron në kryeqytet”, u shpreh ai në deklaratën që u shpërnda edhe nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Më tej Blinken tha se Albright ka qenë një diplomate brilante, një udhëheqëse vizionare, prijëse e guximshme dhe një person shumë i mirë që e donte SHBA-në.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV