Dy javë i zhdukur, “ringjallet” ministri i Mbrojtjes së Rusisë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri rus i mbrojtjes u shfaq në publik për herë të parë pas dy javësh, sipas pamjeve të publikuara sot, pas një mungese që nxiti spekulimet, të cilat Kremilini shpejtoi që t’i shuante.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar sot një video ku shihet Shoigu teksa drejton një takim për fondin e armatimit të ushtrisë ruse.

Planet nuk kanë datë të stampuar, por në një postim të Twitter, ministria thekson se takimi ka ndodhur në 25 mars ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Financave.

Në video, Shoigu siguron se porositë për furnizimin e pajisjeve do të bëhen sipas programit, “me gjithë vështirësitë që po hasen sot” për shkak të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Të enjten, Kremlini nxorri një bisedë midis ministrit dhe Presidentit Vladimir Putin ku u fol mbi luftën në Ukrainë, të cilën rusët e quajnë “operacion special”. Aty pati disa problem me videon gjë që ngjalli sërish spekulime pasi dukej sikur planet e Shoigu ishin futur në lidhje përmes montazhit.

Kremlini hodhi poshtë gjithashtu vlerësimet shëndetësore të ministrit pasi u shpërnda lajmi se kishte pësuar një atak kardiak.

“Ministri i mbrojtjes ka shumë për të bërë për momentin (…) në të vërtetë nuk është koha e duhur për t’u marrë me thashetheme”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Sergei Shoigu është një person me paraqitje të shpeshta televizive. Putin dhe ai shfaqen shpesh së bashku në udhëtime, duke ngarë makina 4×4, duke pirë çaj apo duke peshkuar.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV