Kryemadhi zbulon se kur ka komunikuar për herë të fundit me Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, ka thënë se PD theu koalicionin më 25 prill.

Ajo tha se raste të ngjashme ka pasur në Elbasan, Durrës, Berat dhe Vlorë.

“Komunikimi im me Bashën ka qenë para 1 marsit, ku është bërë debati për ccështjen e Elbasanit. Dua të theksoj dhe e bëra të qartë. Në Berat, haptas fare dhe ndërhyrja e komisionerëve të PS ishte për shitjen e mandatit të LSI te PS, e njëjta gjë në Durrës, Korçë, Vlorë. Gjatë ditës së zgjedhjeve i kam uruar suksese dhe ka qenë momenti i komunikimit të deputetëve të Elbasanit dhe numërimit në mandatin e Durrësit. Numëruesit e PD futeshin në sulm për të zhvlerësuar votat e LSI. Nga ai moment s’kam komunikuar më me të, më ka marrë në telefon dhe nuk i kam kthyer”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi foli dhe për bashkëpunimin me Sali Berishën. Ajo tha se ish-kryeministri dëshmoi se është shpirti dhe shtylla e PD.“Te zoti Berisha të gjithë shikojnë lider, madje edhe Rama e sheh të tillë. Nuk ka rëndësi si ndodh rikthimi për udhëheqjen e PD në të gjithë historikun apo jetën politike të PD. Berisha tregoi që është lider. Tregoi që është jo vetëm themeluesi, por shpirti i PD. Tregoi që kur edhe pabesia kaloi moralin, ai jo vetëm që mbijetoi, por me një angazhim të jashtëzakonshëm burrëror. Duke pasur sulmet e pandalshme mediatike, diplomatike, duke vendosur përpara jo vetëm integritetin personal, por edhe sovranitetin e PD. Duam apo nuk duam ne PD është themeluar nga Berisha. Këto kishin të bënin me atë shpirt dhe insperim që Berisha jepte te njerëzit e PD.

Lexo edhe :  Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil

Për hir të së vërtetës Berisha sot u fut në shtëpinë e tij që e kishin ngritur të gjithë demokratët bashkë. Ai është shumë i kujdesshëm, edhe pse në parlament ishte shpallur non grata, lartmadhëria e tij Edi Rama ishte kujdesur për të vendosur Berishën në një rresht me LSI ai ka qenë i kujdesshëm. Duhet të kemi parasysh që jo vetëm Berisha, por të gjithë ne si LSI… Unë vetë kam komunikim historik me Flamur Nokën. Kemi qenë që në këshillin bashkiak të parin që bëmë një arkodim për buxhetin e Tiranës dhe ajo ka qenë ndoshta fillesat e një bashkëpunimi të parë LSI-PD. Marrëdhëniet tona ndërtohen në mënyrë korrekte. Edhe Sali Berisha, unë s’kam bashkëpunuar me të, por nga eksperienca e mëparshme”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV