Të dielën ndryshon ora/ Në 02:00, akrepat e orësh shkojnë 60 minuta para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër e diel, e fundit e marsit, ora ndryshon, duke sjellë kështu orën verore. Pra, më 27 mars 2022, të gjithë do të duhet të lëvizim akrepat e orëve tona një orë përpara.

Konkretisht, kur ora të tregojë 3:00 ne do të duhet t’i çojmë akrepat e orës për të treguar 4:00.

Për të gjithë ata që pyesin nëse do të flenë një orë më shumë apo më pak, ditën e nesërme do u duhet të zgjohen një orë më herët. Pra nëse keni menduar të flini në orën 00:00 të natës, për tu zgjuar në orën 08:00, të mëngjesit, nuk do të bëni 8 orë gjumë por 7 orë.

Në mars 2019, Parlamenti Evropian votoi pro përfundimit të kësaj praktike, të rregullimit të orës me një orë në pranverë dhe vjeshtë, me synim zbatimin e saj në vitin 2021. Megjithatë, siç tregon gjithçka për momentin jemi ende larg zbatimit të masës.

Argumenti kryesor për heqjen e ndryshimit të orës është se qytetarët nuk duhet të rregullojnë më orën. Ndryshimi ishte një burim konfuzioni, pasi nuk është e vetëkuptueshme se kur dhe në çfarë drejtimi duhet të ndryshojë koha

Të fundit

Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja kush emërohet zv/ministër i Mbrojtjes

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka emëruar zëvendës ministren e re të Mbrojtjes. Në këtë detyrë është emëruar...

Bashkëfajësia vrasëse ndaj Ersës!

Nga Lutfi Dervishi Në një ditë të tejmbushur me politikë dhe SPAK, me protesta dhe zhurmë, zëri i një 17-vjeçare u shua në heshtje. Letra e...

Zotohet Berisha/ Sa të vij në pushtet, do të ndaloj veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se kur PD të vijë në pushtet do të ndalojë me ligj veprimtarinë e fondacionit të George Sorosit...

Kuvendi shkarkon nesër kreun e Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo dhe anëtarët

Kuvendi do të shkarkojë nesër në seancë plenare anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Me votat e deputetëve do të shkarkohet edhe kreu...

SHBA/ Çmimet në janar shënuan rritjen më të madhe në këto 18 muajt e fundit

Në janar, çmimet për konsumatorët në SHBA shënuan rritjen më të madhe që nga gushti i vitit 2023, duke u rritur me 0.5%. Kjo rritje...

Lajme të tjera

Web TV