“Rusia më vodhi jetën, tashmë jam pranë bashkëshortit tim të vdekur”/ Postimi i gazetares ukrainase do t’ju bëjë të gjithëve të qani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja 25-vjeçare, Irina Sushkov mbeti e ve pasi bashkëshorti i saj u vra nga sulmet ruse.

Ajo e mori vesh lajmin për vdekjen e të shoqin, ndërsa ishte në krye të detyrës në qytetin Obozrevatel.

Bashkëshorti i Irinës, 30-vjeçari Victor Sushkov u vra teksa shërbente në Forcat Ajrore të Ukrainës.

Në postimin më emocionues të jetës së saj ajo shkroi : Unë jam ulur pranë burrit tim të vdekur, jeta ime qëndron pranë meje në një arkivol të mbyllur. Jeta ime që më fshiu lotët dhe më tha se nuk do të largohej kurrë… Është sikur nuk ekzistoj më. Ai ishte një njeri i pastër, i sjellshëm dhe i denjëmë i miri në gjithçka.”

“E dija se çfarë sysh do të kishin fëmijët tanë. Kam menduar shumë kohë më parë se çfarë të të dhuroj për përvjetorin e parë të martesës dhe më duhej të zgjidhja një kurorë për varrin. I mallkoj këta fashistë për ty, i dashur, për fëmijët tanë të palindur me ty, për jetën e vjedhur, tënden dhe timen. Unë jam ulur pranë burrit tim të vdekur,  jam një e ve në moshën 25 vjeç. Më kanë vjedhur jetën jo-njerëzit, Rusia më vodhi jetën. Rusia duhet t’i japë fund agresionit të saj tani dhe të tërheqë forcat e saj”, shkruan e reja në postim.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV