A do të mbushen kaskadat nga reshjet? Sinoptikania tregon si do të jetë moti në prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sinoptikania Lajda Porja ka treguar në Vila 24 në Neës24 parashikimet për motin që do të ketë vendi ynë në ditët në vijim, nisur dhe nga situata problematike në HEC-e për shkak të motit të thatë.

“Prilli futet në muajt e lagësht të pranverës. Sasia e reshjeve që bie në prill nuk është aq sa duhet të kishte marsi. Marsi është mbyllur me temperatura të ulëta, por pa reshje. Relativisht ka qenë i thatë. Megjithatë muaji prill që në ditët e para është futur me shira ku gjatë natës kanë vijuar rrebeshet e shiut dhe shira të konsiderueshëm në zonat veriore e veriperëndimore. Ka një ndërprerje aktualisht, e cila do të zgjasë kjo ndërprerje deri në orën 3 apo 4 dhe më pas do të kemi sërish zhvillim të vranësirave duke sjellë reshje. Parashikohet që në zonat qendrore, përfshirë kryeqytetin të ketë rrebeshe afatshkurtëra shiu, ndërkohë që pritet që veriu të marrë një sasi më të konsiderueshme.

Shira më të pakët do ketë Jugu. Situata e paqëndrueshme do të vazhdojë dhe ditën e shtunë. Orët e paradites do të mbeten me shi, ku herë pas here do të ketë globalisht dhe shira me intensitet të lartë, ndërkohë që do të ketë një dobësim të reshjeve vetëm ditën e diel. Ajo çfarë është lajmi më pozitiv, ndryshimi më pozitiv, nga ajo çka solli parametri i erës gjatë ditës së djeshme, edhe sot mbetemi shumë pak të rrezikuar të paktën deri në orët e mbrëmjes, ku në momente të veçanta do të kemi intensifikim të parametrit të erës. Ndërkohë që nga fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme do të ketë dobësim të ndjeshëm të erës, gjë e cila do të sjellë dhe rregullim të situatës së trafikut detar”.

Lexo edhe :  AKEP: 92% e familjeve kishin internet fiks në 2024

“Reshjet në fakt fatmirësisht dhe pozicionimi i vranësirës është në zonën ku duhet të ketë reshje, veriu dhe veriperëndimi, por edhe verilindja ka reshje. Fatmirësisht po bien reshje dhe në Malin e Zi, gjë e cila ndihmon në situatën hidrike, megjithatë pas një periudhe shumë të gjatë thatësire na mbetet të shohim sa do të ndryshojë niveli në kaskada. Megjithatë kemi kaluar një periudhë të gjatë thatësire që nga shtatori deri tani. Ku edhe periudha më lagësht e vitit, nëntor, dhjetor, janari nuk kishte reshje dhe marsi u pasua me temperatura të ulëta dhe kjo situatë mendoj se do mbetet e theksuar, situata e thatësirës me gjithë reshjet që presim. Prilli nuk do ketë vetëm këtë episod të reshjeve, do kemi një shkëputje gjatë ditës së hënë dhe rikthim të reshjeve në mes të javës tjetër”, informoi Porja

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV