Jeta i dha një shans të dytë, Eriksen nuk ndalet! Vrapon 50 metra dhe realizon gol ndaj Chelsea (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E pabesueshme se si është jeta… Ajo të çon lart, pastaj poshtë, pastaj sërish mund të ngrihesh nëse beson te aftësitë e tua, nëse quhesh Christian Eriksen dhe Zoti të ka dhënë një mundësi të dytë…

Sepse përpara 9 muajsh jeta e tij u ndal dhe zemra gjithashtu, për të paktën 5 minuta kur në Parken të Kopenhagenit do të frikësonte të gjithë shikuesit dhe pasi u zhduk nga kjo botë momentalisht…

Me defibrilator u rikthye në jetë dhe u mendua se futbolli për të kishte mbaruar atë ditë ashtu si karriera. Interi prishi kontratën pasi në Itali nuk lejohej sipas rregullores të vazhdonte aktivitetin me defibrilator nën lëkurë, por në Angli Brentford besoi te ai.

Dhe kështu, me optimizmin e rigjetur, Eriksen u rikthyer të shënonte edhe me Danimarkën e tij dy herë në dy miqësore, por sot ka ardhur një gol që ka vlerë të madhe…

Në Stamford Bridge, ndaj Chelsea, ai vrapon 50 metra thuajse duke u nisur nga mesi i fushës dhe pret një top në zonë që vjen asist nga shoku i tij duke mposhtur Mendy.

Një përmbysje e pabesueshme e Brentford që ishte duke humbur 1-0 me golin e Rudiger por brenda pak minutash gjen tre gola, mes tyre edhe atë të Eriksen.

Të fundit

Nga Spanja deri në Shqipëri/ Një “Kupolë nxehtësie” po përvëlon Europën

Një “kupolë e nxehtësisë” vdekjeprurëse ka rënë mbi Europën, me një turist të vdekur, zjarre që shkrijnë rrugët në...

23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore shqiptare

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne mbretërorët se, 23 vite më parë pikërisht më 28 qershor 2002,...

Malcolm X themelon Organizatën e Unitetit Afro-Amerikan

28 qershor 1964 Më 28 qershor 1964, aktivisti i njohur për të drejtat civile, Malcolm X, shpall krijimin e Organizatës së Unitetit Afro-Amerikan (OAAU –...

Abuzim me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë

SPAK përfundon hetimet dhe merr të pandehur 28 pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të...

Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën

Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Pas një kohe të shkurtër të përfolur për...

Lajme të tjera

Web TV