Çfarë iu gjet në makinë Nuredin Dumanit? Mjeti drejtohej prej tij, nuk iu kundërpërgjigj zjarrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje kanë dalë  pas arrestimit të Nuredin Dumanit, që mbeti i plagosur pranë fshatit Papër në Elbasan. Burime për ABC bëjnë me dije se ishte ai në drejtimin e mjetit tip BMW gjatë momentit të atentatit.

Në dosje që ABC e disponon, thuhet se makina është qëlluar me plumba breshëri kallashnikov. 5 prej tyre prekën mjetin në krahun e shoferit, ndërsa tre të tjerë në pjesën e pasme dhe një në xhamin e parë.  Pas këtij moment, i shumëkërkuari që ka mbetur edhe i plagosur, ka dalë nga makina dhe është pozicionuar për tu mbrojtur, por nuk ka qëlluar në asnjë moment në drejtim të autorëve që janë larguar. Gjatë marrjes në pyetje, 39-vjeçari i tha pilicisë së nuk mundi t’i shikojë autorët.

BMW x5  me të cilën lëvizte Dumani ka pasur numrin e shasisë të dëmtuar për të mos u identifikuar.

Në makinë u gjet edhe një bidon me 1.5 litra benzinë, çka shton dyshimet e hetuesve, që Dumani mund të kishte përgatitur një atentat dhe më pas mjeti do të digjej.

Përveç sekuestrimit të disa armëve që dispononte Dumani dhe miku i tij  Henrik Hoxhaj policia ka gjetur edhe një shumë prej 2 mijë eurosh.

Referuar dosjes hetimore, në mjetin me të cilin lëvizte Hoxhaj janë sekustruar 1650 euro dhe një kartëmonedhe 10 mijë lekëshe.

Dumani  ishte në kërkim për disa ngjarje të rëndë kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit. Ai akuzohet për vrasjen e Anxhelo  Avdisë e Dorian Shkozës si dhe ekzektumin e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, ngjarje të ndodhura në qytetin e Durrësit.

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV