Çfarë po ndodh me PD në Gjykatë? Pranohet shqyrtimi i padisë se Alibeajt për statutin e Rithemelimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka shpjeguar procedurat gjyqësore dhe administrative në lidhje me kërkesat e depozituara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe nga Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD.

Gjykata shpjegon se më datë 5 të këtij muaji, është regjistruar ankimimi i bërë nga Enkelejd Alibeaj lidhur me vendimin e marrë më 25 mars për të njohur ndryshimet në statutin e PD-së, duke i dhënë kështu vulën e partisë Komisionit të Rithemelimit, të Sali Berishës. Çështja në fjalë do të gjykohet nga gjyqtare Blerina Muça. Kujtojmë se vendimi për të njohur ndryshimet statusore të dala nga Kuvendi i 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha, u mor nga gjyqtari Agron Zhukri. Grupi Parlamentar i PD-së i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj kërkon pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese.

Megjithatë Gjykata e Tiranës ka bërë me dije se për statutin e PD-së do të pritet vendimi i formës së prerë.

Mes të tjerash, Gjykata e Tiranës ka publikuar edhe procedurat e zhvilluara më tani për kërkesat e depozituara nga PD.

Reagimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë:

Duke marrë parasysh interesimin e lartë të mediave, shtypit të shkruar, por edhe portaleve të ndryshme në lidhje me kërkesat e depozituara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe nga Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, si dhe paqartësive në lidhje me procedurat gjyqësore dhe administrative të këtyre kërkesave, informojmë sa vijon:

  • Kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021 regjistrimi, me kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, është gjykuar nga gjyqtare znj. Blerina Muça, e cila me vendimin e datës 18.03.2022, ka vendosur: “1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise. 2. Depozitimin e satutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokartike te Shqiperise e dates 17.07.2021. 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.”

Kundër këtij vendimi është paraqitur ankim nga vetë pala kërkuese dhe kjo dosje do ti përcillet Gjykatës së Apelit Tiranë për shqyrtimin e tij.

  • Kërkesa me Nr. 222 Akti, datë 15.12.2021 regjistrimi, me kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, me objekt: Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar, është gjykuar nga gjyqtar z. Agron Zhukri, i cili me vendimin e datës 25.03.2022, ka vendosur: “ Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.
  1. Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet perkatese ne regjistrin e partive politike: Vendimin nr 1. dt. 11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë

Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

  • Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.”

Kundër këtij vendimi është paraqitur ankim nga Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, në datë 05.04.2022.

Kjo kërkesë me Nr. 508 Akti, është regjistruar në datë 05.04.2022, me objekt disponim mbi ankimin:  “Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trupe gjykuese.“, e cila pasi është shortuar do të gjykohet nga gjyqtare znj. Blerina Muça.

Në të gjitha rastet, pavarësisht vendimmarrjes së znj. Muça, vijimësia e procedurës administrative të çështjes Nr. 222 Akti, do ti nënshtrohet parashikimeve të Vendimit Nr. 222, date 06.11.2019 “Mbi formën e prerë të vendimeve” të Këshillit të Gjykatës, të cilin do të mund ta gjeni bashkëlidhur këtij informacioni.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e udhëhequr ndër të tjera edhe nga parimi i transparencës, është në gatishmëri të publikut dhe medias për çdo informacion sqarues.

Të fundit

Fati i botës varet nga kërkesa që ka bërë sot Vladimir Putin

Kushtet e Presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë...

“Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë”

“Donald Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë atë, sapo të emërohet ambasadori i ri Amerikan.” Ishte ky mesazhi që mbërriti në...

“70 mijë vende pune”, Blendi Gonxhe jep lajmin e mirë nga Berlini

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë...

“Unë jam Zoti, ISIS ka dalë nga qelia”, dënohen bosët e mafies shqiptare! 15 vite…

Dy bandat shqiptare të drejtuara nga Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj janë dënuar përfundimisht nga Gjykata e Kasacionit në Itali, duke i dhënë fund...

Gjermania kufizon ligjin për bashkimet familjare, a e pësojnë shqiptarët?

Pas Greqisë e cila ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit, edhe Gjermania ka prezantuar një projekt...

Lajme të tjera

Web TV