Me jelek antiplumb, Von der Leyen viziton Buchan pas masakrës: Kjo është fytyra mizore e ushtrisë së Putinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vizituar qytetin Bucha pranë Kievit në Ukrainën veriore, aty ku trupat e civilëve u gjetën të shtrirë në rrugë pas tërheqjes së Rusisë.

“Është e paimagjinueshme që ka ndodhur këtu. Po shohim fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit”, tha von der Leyen gjatë vizitës së saj në Bucha.

Von der Leyen u shoqërua nga kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, Përfaqësuesi i Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe kryeministri i Sllovakisë Eduard Heger.

Pamjet e tmerrshme të masakrës njerëzorë në Bucha të Ukrainës, ku qindra persona u gjetën të vrarë dhe të hedhur përtokë, shkaktuan një sërë reagimesh nga liderët e BE dhe SHBA, të cilët premtuan më shumë ndëshkime ndaj Rusisë.

Kjo e fundit, nuk i ka pranuar këto krime, duke i quajtur fotot e publikuara si ‘provokim’ ndaj Moskës.

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV