“Këta burra kujtojnë se kanë dalë nga barku i lopës”/ Rama kërkon më shumë gra e vajza në PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama vuri sërish theksin tek angazhimi edhe më i lartë i grave dhe vajzave në funksione drejtuese ne PS, duke u bërë thirrje që vendimin që qeveria mori përpos kundërshtive nga burrat, e kanë ato përgjegjësinë që ta zbatojnë.

Rama më tej ironizoi burrat që sipas tij pyesin ‘si mund të kemi gra’, duke thënë se ata kujtojnë se kanë dalë nga ndonjë bark lope.

“Kjo e këtyre viteve të udhëheqjes sime të PS është një dallgë anti-patriarkale që mos kujtoni se do zgjasë pa fund, shfrytëzojeni i këtë dallgë sa më keni mua…”, tha Rama.

“Ju e dini të gjitha se kemi marrë një vendim për të pasur drejtim të barabartë të organizatave, një burrë ose djalë dhe një grua ose vajzë në të gjitha organizatat. E vërteta është që ne nuk i kemi kryetare gra dhe vajza në çdo organizatë. Tani unë kam shumë besim tek gratë e vajzat dhe ndërkohë mendoj se nëse me burrat është shumë e vështirë t’i çojmë punët deri në fund me ju nuk do të jetë e vështirë në këtë aspekt.

 

 

Do t’u bëja thirrje të gjithave që forumet që keni në territor, të drejtimit të organizatës, ta përdorni për të mos lejuar që qoftë dhe një organizatë e vetme në zonën që zhvilloni aktivitetin tuaj politik të mos ketë një grua a vajzë aty. Dhe për të mos lejuar që ato të vendosen sipas qejfit të burrave, dhe që mbledhjet e organizatës të bëhen pa pranin e kryetares grua, dhe pa kuorumin e nevojshëm të grave, kjo e këtyre viteve të udhëheqjes sime të PS është një dallgë anti-patriarkale që mos kujtoni se do zgjasë pa fund, shfrytëzojeni i këtë dallgë sa më keni mua…

Lexo edhe :  Ambasada Amerikane publikon videon/ Ja çfarë duhet të keni parasysh kur aplikoni për vizë

Sikur për një moment t’i heqësh gratë dhe ta lesh vetëm ma burra, është si të ikni nga shtëpia dhe të lini burrat në shtëpi vetëm dy javë imagjino në ca derexheje do ta gjenit, kështu do ishte PS pa ju. Por është përgjegjësia juaj që ky vendim që kemi marrë, që e morëm me shume debate, se kishte ca burra që honin ‘si mund të kemi gra’, ndaj garancia e zbatimit të këtij vendimi duhet të jeni ju vetë.

Në këtë proces që do të hyjmë tani, pjesa e grave të jetë në rregull se burrat gjithmonë s’do e kemi kurrë në rregull. Se këtu kemi ende burra që thonë ‘ku ka gra këtu?’, sikur ata kanë dalë nga ndonjë bark lope për të mos shkuar më tutje se me kë i bëjnë fëmijët”, u shpreh ai.

Të fundit

Forcat Speciale kontrolle në Vlorë, Selenicë e Orikum! Çfarë ndodhi sonte me kaq befasi?

Forcat speciale nga Tirana, FNSH nga Fieri dhe Policia e Vlorës zhvillojnë kontrolle të befasishme në Vlorë, Selenicë dhe...

Zotimi i Berishës nga Kavaja: Siç iu shtyp koka Sorosit, do i shtypet Ramës më 11 maj

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Kavajë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, premtoi mbështetje për fermerët, bujqit, të rinjtë,...

Përdori fondet e fushatës për botoks, ish-kongresmeni dënohet me 7 vite heqje lirie

Ish-kongresmeni republikan, George Santos, është dënuar me më shumë se shtatë vjet burg. 36-vjeçari u deklarua fajtor për akuzat federale në gjykatën e Nju...

Sherri masiv në Lundër, 19-vjeçari që përfundoi në spital është i biri i ish-deputetit

Një sherr me sende të forta u raportua këtë të premte në Farkë. Disa persona ende të paidentifikuar u përfshinë në një përplasje mes...

Zbulohet dashuria e parë e Papa Françeskut. “Nëse nuk martohem me ty…”

Ndërsa bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare, një kapitull i rrallë dhe prekës...

Lajme të tjera

Web TV