Vjedhje dhe te drutë e zjarrit, përgjimi i Erion Isait: Do 1 mijë metra dru Mirela… “…Bën një dorë të mirë…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Zbulohen detaje të tjera lidhur me implikimin e kryebashkiakut të Ersekës, Erion Isai, në një dosje penale që tashmëm ka mbëritur nga prokuroria e Korçës në prokurorinë e posaçme SPAK në Tiranë.

Dosja me nr.68, flet për një sërë veprimesh abuzive të zyrtarëve të bashkisë Ersekë, ku përmes përgjimeve hidhet dritë për shkelje të ligjit për blerjen materialeve drusore, përfitimeve financiareve nëpërmjet rimbulsimeve të fermerëve nga Drejtoria e Bujqësisë Korçë dhe punësimeve të paligjshme.

Perms bisedave të përgjuara mes Lirjan Hysenit, një anëtari të këshillit Bashkiak Ersekë dhe kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, Erjon Isai, flitet për shitjen e një sasie prej 1 mijë metra kub lëndë drusore.

Ku ndër të tjera këshilltari Lirjan Hyseni, i kujton Erion Isait, se në këtë rast “…bën një dorë të mirë…”.

Biseda mes dy zyrtarëve është zhvilluar në 15 Tetor 2021, një ditë pasi Lirjan Hyseni, kishte takuar dhe biseduar me tregtaren e druve në Korçë, Mirela Matraku, e cila zotëron në këtë qytet një pikë tregtimi të lëndëve drusore.

Matraku kërkonte të favorizohej dhe të blinte nga bashkia e Ersekës 1 mijë metra kub me çmim të ulët me qëllim që ti tregtonte më pas në qytetin e Korçës. Ndaj dhe takimet fillimisht i ka zhvilluar me këshilltarin Bashkiak Lirjan Hysenin dhe mandej ky i fundit telefononte Erion Isai.

Një bisedë mes këtyre dy zyrtarëve është përgjuar nga prokuroria, ku evidentohet fakti se Lirjan Hyseni i thotë Erion Isait, se ishte takuar me një biznesmene në Korçë, e cila kërkonte të blinte nga pyjorja e Kolonjës rreth 1 mijë metër dru zjarri.

Nga ana tjetër Erioni i komunikon faktin që zonja të marrë letrat dhe të shkonte ditën e Martë, por paraprakisht të komunikonte me Aldon, përgjegjësin e Pyjores në Bashkinë Kolonjë.

Ndërsa këshilltari, Lirjan Hyseni i thekson faktin kryebashkiakut se në këtë rast “…bën një dorë të mirë…”.

Brenda të njëjtës ditë, në 15 tetor, Erion Isai, telefonon Lirjan Hysenin, duke i konfirmuar këtij të fundit se kishte folur vetë me Aldo Jahon, dhe biznesmenia Mirela të shkonte të merte fillimisht ditën e martë 500 metra dru dhe 500 metra e tjera ti merte në ditët e muajit Nëntor. Lirjan Hyseni, i përmend Erion Isait se merr dhe lekët në dorë dh eta bënte për vete që të ketë likujditet.

Në materialin hetimor thuhet se menjëherë pas mbylljes së kësaj bisede mes dy zyrtarëve të bashkisë Ersekë, Lirjan Hyseni telefonon biznesmenen Mirela Matrakun dhe i thotë se për 500 metra dru ti merte ditën e martë, duke e porositur që ti merte dhe dokumentat që të ishte në rregull me letrat.

Lexo edhe :  Gjenden të vdekura dy ukrainase në Tiranë, shkak mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike

Menjëherë pas kësaj porosie në telefon, Lirjan Hyseni, komunikon me Sofika Rexhepin, shefe finance në bashkinë Ersekë, dhe i komunikon kësaj të fundit se ditën e Martë, do vinte në bashki Mirela dhe Sofika ti priste faturën, pasi ata kishin folur me kryetarin.

Po më datën 18 tetor 2021, Lirjani komunikon me kryetarin e bashkisë Ersekë, Erion Isai, dhe ndër të tjera bisedon për drutë që do mari Mirela dhe se pagesën duhet ta bëjë jo me bankë por Cash në dorë. Për mënyrën e pagesës, Erion Isait, në këtë bisedë mer përsipër se do fliste vetë ai me shefen e financës, Sofika Rexhepi, në mënyrë që t’ia shpjegonte situatën.

Një ditë më pas në 19 Tetor, Lirjan Hyseni dhe Mirela Matraku, janë takuar së bashku në lokal “Gramozi” në qytetin e Ersekës. Më pas Lirjani telefonon Sofika Rexhepin dhe e pyet nëse kishte folur me Erionin, kryetarin e bashkisë, duke i pohuar që të shkonte në punë pasi Mirela do bënte pagesën dhe se sipas Ilirjanit, lekët duhet ti mbante në dorë.

Nga ana tjetër shefja e financës, Ersekë ka këmbëngulur se nuk mund të mbante asnjë pagesë në dorë, por kjo pagesë duhet të bëhej në bankë. Pasi e mbyll me Sofikën, Lirjani telefonon Amarildo Jahon, përgjegjësin Pyjor, ku e pyet nëse e kishte telefonuar Erioni për shitjen e druve që do ti bënin Mirelës.

Pas një sërë telefonatash, prerje faturash dhe takime me qëllim shitjen e 1 mijë metra dru zjarri, procesi ngeli tek nën/kryetarja e Bashkisë Ersekë, Eljona Mydini, e cila të gjithë këtë organizim e quajti të kundraligjshëm dhe shkelje procedurash, duke mos firmosur asnjë dokument.

Pas kësaj Lirjan Hyseni, telefonon sërisht Erion Isain, i cili i thotë se kishte folur me Sofikën dhe i kishte thënë të priste faturën se nuk do bëhej shitja me ankand pasi ishte përcaktuar çmimi.

Gjatë kësaj kohe Lirjani shkëmben mesazhe me Mirela Matrakun, e cila e shqetësuar i komunikon faktin se nuk po bëhet dhe se nuk do nënkryetarja për ta firmosur pasi e çuan shkelje.

Në dosjen hetimore thuhet se fatura ishte prerë që Mirela Matrakut, ti shiten 500 metra dru por në përfundim nuk ka dashur, nën/kryetarja e bashkisë Ersekë Eliona Mydini.

Në vijim të përgjimit të bisedave telefonike, Lirjan Hyseni, pasi konfirmon faktin tek Mirela se nuk ju bë shitja, komunikon me Amarildo Jahon, ku ky i fundit i justifikohet se shitja nuk u bë për faj të tij, por për shkak se nuk donte nënkryetarja e bashkisë, pasi sipas saj në sasira të tilla çdo subjekti privatshitja mund të bëhet vetëm me ankand.

Të fundit

Meta paraqitet në Prokurori me trëndafil të kuq në dorë (VIDEO)

Ilir Meta u paraqit në Prokurorinë e Tiranës me trëndafil në dorë. Teksa u pyet më pas nga gazetarët...

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri!

Gjykata e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar pronat e ish-drejtuesit të policisë, Oltian Bistri, të arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza. Njoftimi i...

Doli pak më parë nga Prokuroria/ Meta: U bëj thirrje të paktën të rregullojnë ashensorin!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës ku është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin...

FOTOLAJM/ Militanti i Berishës qesen me mollë, qepë e karrota, godet bashkinë e Tiranës

Sa vjen e pakësohet numri i militantëve që I bashkohen Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës.LSA ka filmuar një moment kur një militant...

FOTO/ Argita Malltezi sërish në protestë, nuk harron mesazhin në bluzë: Lironi babanë

Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës mori pjesë sërish në protestën para Bashkisë së Tiranës. Argita Malltezi shfaqet teksa mban veshur bluzën e bardhë me...

Lajme të tjera

Web TV