Vajza afgane befason ministren Kushi, ja si u përgjigj se ku i pëlqen më shumë të jetojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi e ka nisur ditën e diel me një status në rrjetin e saj social, ku ka treguar një mbresë nga vizita në shkollën “At Zef Pllumi” në Shëngjin, ku zhvillojnë mësim nxënësit afganë.

“Pak ditë më parë, teksa vizitova shkollën “At Zef Pllumi” në Shëngjin, e pyeta vajzën e vogël afgane se ku i pëlqen më shumë të jetojë. Ajo m’u përgjigj duke buzëqeshur: “Afghanistan, Albania, America” dhe m’u hodh menjëherë në krahë për një përqafim. U ndjeva shumë krenare për mikpritjen që Gulnaaz 9-vjeçare dhe shokët saj kanë gjetur në Shqipërinë tonë të dashur, dhe jam e bindur që një ditë, kur të rritet, ajo do të rikthehet të vizitojë me mall vendin që i ofroi strehë dhe kaq shumë ngrohtësi në momentet më të vështira të atdheut të saj, – shkruan Kushi në statusin e saj.

Të fundit

BBC shkruan për Shqipërinë!/ E rendit midis 9 destinacioneve evropiane më interesante

Shqipëria është renditur si një  ndër  9 destinacionet evropiane që nuk duhet humbur gjatë verës 2025. Media britanike BBC...

Reagon Luiz Ejlli pas vendimit të Apelit: Drejtësia foli qartë

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka shpallur të pafajshëm këngëtarin dhe fituesin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, duke i...

Fushata online e partive/ Rama më i klikuari, një video e tij mbi 1 mln shikime

Rrjetet sociale janë kthyer në një ndër mjetet kryesore të komunikimit edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Për drejtorin e 'Acromax', Aldor...

Veliaj mesazh qytetarëve para zgjedhjeve: Voni vetëm PS dhe Edi Ramën!

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste....

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qeveria do të falë gjobat e papaguara ndaj qytetarëve dhe bizneseve të vëna në harkun kohor janar 2015-nëntor 2024. Vendimi i marrë më pak...

Lajme të tjera

Web TV