Scholz nuk mbështet Ballkanin e Hapur? Rama: Nuk do përtonte ta thoshte as midis nesh, as në publik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

BERLIN

Kryeministri Edi Rama nuk e sheh si mosmbështetje nga ana e kancelarit gjerman Scholz mungesën e një deklarate për nismën “Ballkani i Hapur”. Rama tha nga Berlini se nëse do të ishte kundër nuk do përtonte ta thoshte dhe se ishte zgjedhje e tij e komunikimit, plotësisht e respektueshme.

Sa i përket reagimeve në Tiranë se Scholz nuk e mbështet këtë nismë, Rama tha se nuk i intereson.

“Sikur të ishte mosmbështetës nuk do përtonte ta thoshte as midis nesh as në publik. Kështu që kurrsesi nuk do të thosha që është mosmbështetës. Sa i përket mbështetjes së hapur edhe me gjithsej të thënë ashtu siç e them unë, kjo është një zgjedhje e komunikimit, plotësisht e respektueshme, për më tepër që procesi i Ballkanit të Hapur është një proces që ka lindur dhe shpjegohet siç është për shkak se procesi i Berlinit filloi të humbiste impaktin dhe për shkak se çfarë u parapa në procesin e Berlinit dhe çfarë u vendos në tryezë nuk u implementua kurrë jo nga Gjermania, por nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Sa i përket atyre në Tiranë që janë kundër, aq më pak shoh problem sepse nuk më intereson fare, më intereson mendimi i qytetarëve”, tha Rama.

Të fundit

Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital...

Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez “all in”

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia...

Milan dhe Juventus, në garë për “dështakun” e sezonit

Sipas asaj që raporton “talkSport, Milan dhe Juventus kanë shtuar interesimin për Darwin Nunez. E ardhmja e sulmuesit uruguaian te Liverpool është në dyshim,...

Kryeministri francez: Marrëveshja e BE me Trump, ditë e errët për Evropën

Kryeministri francez François Bayrou thotë se Bashkimi Evropian ka kapitulluar para kërcënimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump për rritje të tarifave, duke e...

GJKKO kalon për gjykim dosjen ‘Revanshi’, të pandehur Shullazi, Avdyli e Duka!

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ‘Revanshi’, ku të pandehur janë marrë Emiljano Shullazi, Astrit Avdyli, Leonard Duka e Gjergji Cukali. Përmes një...

Lajme të tjera

Web TV