Floriana Garo: Defekti më i madh i Bashës, nuk mbante fjalën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e Komunikimit në Grupin e Rithemelimit, Floriana Garo ka deklaruar se ka votuar gjithmonë Partinë Demokratike, edhe kur nuk ka qenë pjesë organike e kësaj partie. Në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Garo foli për besimin që ka ajo te partia më e madhe opozitare dhe se si është të drejtosh komunikimin e kësaj partie, në një kohë aspak të qetë për këtë forcë politike.

Teksa u pyet se përse Berisha edhe pse nuk është kryetar i PD, ulet në vendin e kryetarit, Garo tha se doktori mbart respektin, vlerat dhe meritën për t’u ulur në atë vend, përderisa kryetari i ri nuk është zgjedhur ende.

-Zonja Garo, juve iu ra të punoni për PD në kohë lufte.
– E çuditshme! Nuk e kuptojnë shumë njerëz këtë zgjedhje timen, por unë e kam ditur gjithmonë se vetëm Sali Berisha do ta bënte PD të fitonte.

-E keni njohur më parë zotin Berisha?
-E kam njohur prej vitesh. Ai e ka patur formulën e fitores dhe më parë.

 

 

-Kur keni votuar për herë të parë?
-Kur kam mbushur 18 vjeç.

-Se mund të keni votuar dhe PS…
-Partinë Socialiste nuk e kam votuar, këtë mund ta them me siguri.

-Edi Ramën nuk e ke votuar asnjëherë…
-Jo, nuk e kam votuar.

-Domethënë ke votuar Lulzim Bashën
-Po, kam votuar Partinë Demokratike.

-Ju keni qenë dhe pjesë e stafit të Lulzim Bashës dhe keni luajtur një rol të rëndësishëm.

-Sigurisht. Unë kam qenë pjesë e stafit të Lulzim Bashës. Kam besuar të vlerat e djathta, kam ardhur të kontribuoj për PD duke mos e njohur mirë zotin Basha. Megjithatë kur e pashë punën me të, kuptova që nuk ishte ashtu siç unë e prisja.

Lexo edhe :  Rama kap gafil qytetarin gjatë fjalimit: S’i kap vala aty dhe hipi në pemë! Hë, mbarove?

-Pse aty te ajo tavolina rrethore ku bëhen mbledhjet e grupit, Sali Berisha ulet në vendin e kryetarit të PD, kur akoma nuk kemi një kryetar?
-Është interesante pyetja. Megjithatë nuk besoj se ka dyshime për vlerat dhe eksperiencën e zotit Berisha dhe meritën e zotit Berisha për momentin që nuk është zgjedhur ende kryetar për tu ulur në atë karrige.

-Zonja Garo, ju keni patur një marrëdhënie të çuditshme me zotin Basha. Në fillim ai iu afroi pranë PD-së.
-Jo, unë u afrova vetë në PD. Shkova e takova dhe i thashë se dua të jap kontributin tim për Partinë Demokratike. Unë nuk isha askushi, as anonime. Unë isha një figurë publike që vija nga Zvicra, me një familje të shëndoshë, me shkollim në Amerikë, dhe po vija të jepja kontributin tim për PD-në.

-Pse u zhgënjyet ju nga zoti Basha?
-Unë u zhgënjeva sepse siç e thashë unë kam patur një takim me zotin Basha që ka qenë një takim shumë i mirë. Në atë takim zoti Basha më është dukur shumë europian. Megjithatë duke punuar me të, pastaj e kam parë që nuk ishte ai drejtues partie që duhet të ishte.

-Cili ishte defekti më i madh i zotit Basha?
-Nuk mbante fjalën!

Të fundit

Berisha mban 1 minutë heshtje në Mat: Do u rikthejmë dinjitetin shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në Mat në kuadër të Ditës së Dëshmorëve, ku...

“Nga Dritëro Agolli te një rrugaç”, Rama në Devoll sulmon Bledjon Nallbatin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Devoll ka kritikuar kandidatin e PD në zonë, Bledjon Nallbatin. Rama rikujtoi se zona e...

PD publikon denoncimet e emigrantëve në Greqi: Si erdhën 6 mijë zarfe në një ditë?

Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë urgjente KQZ në të cilën kërkohet, vendosja e ligjshmërisë në procesin e votimit të diasporës në...

Valbona Mhilli tregon detaje nga jeta e saj private: Hera e fundit që kam qenë e lidhur…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Mos i bjer me top”, në “E...

Mangësia në VKM, Enkileda Carja shpërblehet vetëm për garën U-20

Enkileda Carja bëri paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Botëror, duke fituar tre medalje ari për moshat U-17.WhatsApp-Image-2025-05-03-at-10.41.32-1Por, edhe pse bëhet fjalë për rezultate historike,...

Lajme të tjera

Web TV