I shpëtoi dy atentateve të mëparshme, por s’ia doli në të 3-in/ Detaje nga vrasja e 55-vjeçarit në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zbuluar detaje të reja për atentatin e ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku mbeti i vrarë Nazmi Bandula.

Sipas “BW” pista kryesore që po heton policia është ajo e hakmarrjes, pasi viktima dyshohet se ka marrë pjesë në një vrasje në vitin 2000. Tre vite më vonë, pra në vitin 2003, atij i është bërë një atentat, por asokohe arriti të shpëtonte.

Gjithashtu, edhe në vitin 2020, 55-vjeçarit iu shpërthye me tritol makina tip “X 5”, por që ishte parkuar jashtë shtëpisë dhe për fat të mirë nuk pati viktima.

Për të kaluar më pas te ekzekutimi i ditës së djeshme. Raportohet se viktima ka qenë i ulur në kafenë në lagjen “Rus” me një tjetër person, por paraprakisht dyshohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë dhe goditja ka qenë e përqendruar.

Në këtë ekzekutim, ata i ka ndihmuar fakti që kanë qenë të vendosur pak metra larg “shënjestrës”. Mbi ngjarjen deri më tani janë shoqëruar në komisariat disa persona, ndërsa nuk kanë mundur të japin informacione të sakta mbi ngjarjet.

 

Policia gjithashtu ka marrë dëshminë edhe të familjarëve dhe të afërmve të Bandulës, por ata kanë deklaruar se viktima nuk kishte probleme dhe nuk e kanë idenë se kush mund ta ketë kryer apo porositur vrasjen.

 

Të fundit

Paga mesatare 83400 lekë/Thyhet hendeku mes shtetit dhe privatit

Një individ në 2024 përfitoi rreth 8 mijë e 300 lekë më shumë në pagesën e tij mujore. Rritja e...

Kurti “merr me të mirë” SHBA-në: Marrëveshje kornizë për mbrojtjen

Qeveria e Kosovës e ka miratuar nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja...

Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali

Në mbledhjen e sotme në Këshillit të Ministrave, qeveria ka emëruar në detyrë dy zëvendësministre të reja në Ministrinë e Financave. Sipas vendimit, bëhet fjalë...

Egla Ceno hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin

Këtë mëngjes, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë: ata nuk duhet të reagojnë ndaj të papriturave që do...

Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO shtyn dhënin e vendimit

Për të dytën ditë me radhë Apeli i GJKKO ka shtyre dhënien e vendimit për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili...

Lajme të tjera

Web TV