Televizioni shtetëror rus bën deklaratën ‘bombë’: Lufta e Tretë Botërore sapo ka filluar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moskë – Lufta e Tretë Botërore sapo ka filluar! Është kjo deklarata e televizionit shtetëror rus, “Rossiya 1”.

Gazetarja Olga Skabeyeva u tha shikuesve se ofensiva e përshkallëzuar luftarake mund të quhet me plot gojën Luftë e III Botërore duke shprehur siguri të plotë për këtë.

“Ne patjetër që po luftojmë kundër infrastrukturës ushtarake të NATO-s, edhe pse jo drejtpërdrejt me aleancën. Kjo duhet pranuar”, tha Skabeyeva.

Kjo deklaratë, sipas gazetës britanike Mirror që citon noa.al, vjen pasi u bë e qartë nga Moska se ka humbur një agjent të inteligjencës në Ukrainë, duke i dhënë një goditje të madhe spiunazhit elitar të Kremlinit.

Kapiteni Alexey Bogomolov, i regjimentit të 25-të të forcave speciale të GRU (Stavropol), u vra gjatë një konflikti, zbuluan mediat në Rusi.

Analisti ushtarak Dmitry Drozdenko tha në Rossiya 1: “Në fakt, një luftë e plotë në shumë nivele është duke u zhvilluar me Perëndimin. Dhe Perëndimi ka kohë që po përgatitet për këtë luftë”.

Prezantuesja Olesya Loseva, përforcoi deklaratën kur u tha shikuesve se Perëndimi po furnizon Ukrainën me “miliona armë”.

Ajo tha se Ukraina po bën lojën e Perëndimit duke kryer “shumë provokime, të përgjakshme, të tmerrshme, krejtësisht të paimagjinueshme”.

“Ata pretendojnë se Rusia është një vend jo i denjë për të qenë në hartën e botës dhe se të gjithë rusët duhet të fshihen nga faqja e dheut”.

“Ukrainasit vetë janë ndërgjegjësuar. Ata nuk po shikojnë gjenocide, madje në Kharkiv, po i mirëpresin ushtarët tanë si çlirimtarë të vërtetë. Njerëzit po dalin me flamuj rusë në duar dhe po na mbështesin”, pretendoi gazetarja e njohur ruse.

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV